Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Sic e dini këto ditë diskutohet në media por edhe më gjerë për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike.
Albanologjia, Ju e dini që është e lidhur pashmangshmërisht me emrin e Eqerem Cabejn, ndërsa sot me kërkesën për mbylljen e saj do lidhet me Cakejt e pushtetit që nuk lënë asnje institucion të pavarur, asnjë institucion akademik i cili mund të prodhoj shkencë, të cilin mund të mbroj identitetin kombëtar shqiptarë.
Kërkesa për mbylljen e një institucioni të arsimit lartë dhe kërkimi shkencor sic ështe ASA por edhe unike për nga rëndësia që ka Akademia, është e pa precedent; është në shkelje të ligjeve; ështe pa asnjë sens llogjik dhe është kundra interesave shkencore kombëtare.
Ministria e Arsimit, ministrja Evis Kushi në ëmer të çakejve kërkon të mbyll Akademinë e Studimeve Albanologjike, vetëm për të plotësuar disa orekse të kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skender Gjinushi, si një qokë mesa duket “për një parti të falur që edhe këto zgjedhje bëri namin”.
Nuk ngopet me Akademinë e Shkencave, kërkon mbylljen e ASA dhe kthimin e saj si aneks vasal të Akademinë e Shkencave, projekt që nuk e ka fshehur kurrë. Por pavarësisht dëshirave të një personi, fajtori nuk është ai që e dëshiron por fajtori është ai që e ekzekuton këtë vrasje dhe për këtë është Ministria e Arsimit dhe Kryeministri Edi Rama. Të cilët nuk pyesin për ligjet e vendit, nuk pyesin per rregullat për reformën, për arsimin, për institucionet e arsimit të lartë të cilat janë institucion atutonome dhe kane statutin e tyre, rregulloren e tyre të cilat nuk mund të mbyllen me një të rënë të lapsit vetëm sepse kështu dëshiron një Ministre ose Kryeministri.
ASA është i vetmi organ qe mund të marrë një vendim të ligjshëm për ristrukturim apo shkrirje dhe ky organ është senatit akademik. Senati akademik i ASA-s u shpreh në mënyrë të qartë në deklaratë publike që jo vetëm se është kundër por askush në asnjë moment nuk është konsultuar me ta për të kuptuar se pse është arritur në këtë konkluzion, kush janë argumentat e palëve dhe të diskutohej për këtë.
E vetmja gjë që ne kemi arritur të sigurojmë është ky projekt-vendim që pritet të kalojë ditën e mërkurë në mbledhjen e qeverisë me të cilin ekzekutohet Albanologjia Shqiptare.
Albanologjia Shqiptare që i ka fillimet qe nga amaneti i Mid`hat Frashërit që la pasurinë e tij, librat e tij, biblioteken e tij pra gjithcka mbi idealin për tu krijuar një Akademi Albanologjike që të studionte historinë, gjuhësinë, letersinë e Shqipërisë.
Një institucion unik që punën dhe vlerat e të cilit nuk mund ta kryej asnjë institucion tjetër aq më teper në mënyrë të pa studiuar, aq më tepër në mënyrë të pa diskutuar nga intelektualët sepse në fakt ndryshimi në Akademinë Albanologjike ka ardhur si nevojë e një reforme, si rrjedhojë e një ideje se si duhet të organizoheshin institucionet e arsimit të larte në Shqipëri.
Sot ASA jep edhe doktoratura, sot ASA ka studime të mirëfillta kërkimi shkencor në hulumtimin qoftë arkeologjike, qoftë të trashëgimisë materiale dhe jo materiale.
Në raportimin e fundit në Kuvend për miratimin e buxhetit 2023 ku unë jam edhe deputete e atij komisioni, Komisionit të Edukimit dhe Mjetet të Informimit Publik, ne pamë dhe raportimin e Akademise së Studimeve Albanologjike dhe raportimin e Akademisë së Shkencave.
Dallimi ishte si dita me natën.
Akademia Albanologjike kishte botime, kishte hulumtime me vlera kombëtare dhe ndërkombëtare, kishte projekte, kishte bashkëpunime ndërkombëtare. Sot ka 45 marrëveshje ndërkombëtare në fuqi dhe tërësisht funksionale ku e fundit ishte e nëntorit 2022 me Universitetin e Prishtinës që viziten e parë e kishin pikërisht tani në qershor 2023 me Albanalogjinë dhe kanë reaguar dhe nga Universiteti i Prishtinës dhe shumë intelektual të vendit.
Ndërsa Akademia e Shkencave sic na raportoj edhe para pak muajsh që po miratohej buxheti i vitit 2023, na foli vetëm për projektet që do ti jepte shtetit shqiptarë, për fjalorin, enciklopedinë dhe historinë që mesa duket sic unë jua thashë aty ishte plani që donin të shkrinin ASA-n që t
i bënte këto projekte.
Një plan se tillë se fshehu as Gjinushi në një intervistë televizive ku fliste për modelin e lavdishëm sovjetik të akademisë, si sovjeti që drejton në mënyrë të paligjshme ASH. ASA ka sot 100 profesorë që punojnë në këtë akademi.
Është e krijuar për të bërë dhe mastera dhe doktoratura, ku aktualisht udhëhiqen disa të tilla nga profesorët e ASA dhe kurrsesi Akademia e Shkencave nuk e kryen këtë funksion, as nuk ka një kompetencë të tillë.
Unë e kuptoj urrejtjen patalogjike të atyre që drejtojnë vendin: të Edi Ramës të Evis Kushit dhe gjithë qeverisë që kanë ndaj identitetit shqiptarë që duan ta shuajnë identitetin shqiptarë dhe cdo institucion që merret me identitetin shqiptarë. Në fakt ky nuk është rasti i vetëm, pasi nëqoftëse do të kishte vërejtje ASA, do të kishte edhe nga unë, une e para mund ta kritikoja se nuk kam qenë me albanologjinë kur nuk e ngriti zërin, kur nuk foli për ceshtjen e Butrintit që ishte njësoj si sot po i bëhet ASA-s një vrasje për identitetin kombëtarë, për historinë e Shqipërisë, për vlerat, për traditat e nje vendi.
Por fakti që ata në një moment kanë gabuar apo fakti që ata mund ti gjej ministrja e arsimit 1 apo 2 shkelje apo mos plotësime nuk do të thotë që është arsye e mjaftushme për tu mbyllur sepse me këtë llogjikë ministrja e arsimit mund të mbylli cdo institucion arsimor të lartë shqiptarë, cdo universitet të rretheve dhe ka tagrin që brenda 5 minutave të nxjerri një projekt-vendim të tillë pa e konsultuar me askënd dhe të bej mbylljen e cdo institucioni të arsimit te larte në Shqipëri.
Dhe Ju e kuptoni se cfarë rreziku përben për kulturen, për arsimin, për intelektualët, për vendin me vendimarrje të tilla.
Ndaj do përfitoja nga rasti ti bëja thirrje të gjithë pedagogëve të vendit, të gjithë akademikëve, gjithë intelektualëve pavarësisht se sot nuk i prek ata, sic nuk e prekte dje Butrintin ASA-n por i erdhi rradha sot ta shkrinin po atë. Të reagojnë sot për Akademinë Albanologjike sepse neser do të jetë rradha e tyre sepse kështu dëmtojnë identitetin, historinë kulturën dhe gjuhësinë shqiptare.
Të reagojnë sepse reagimi është në mbrojtje të dinjitetit të secilit nga ne, të secilit shqiptarë i cili duhet të jetë krenar për vlerat që ka si identitet, si komb shqiptarë.
Unë, si deputete në komisionin përgjegjës për arsimin, nuk do të mjaftohem me një deklaratë publike por do të përdor të gjitha instrumentat ligjore në mbrojtje të ASA duke nisur që nga thirrja e ministers Evis Kushi do duhet të jap llogari për këtë veprim kundra albanologjisë për këtë mbyllje arbitrare pa asnjë shpjegim.
Duke kërkuar nga kërkesa ime që do të adresohet në Komisionin e Edukimit për të sjellë dhe për të thirr në një dëgjesë publike gjithë senatin akademikë, gjithë profesorët e senatit akademikë të albanologjisë të cilët duhet të vijnë atje dhe të flasin me zërin e tyre se pse bëhet kjo shkleje, cfarë prodhon ASA, cfarë jep ASA për vendin dhe ku është problemi dhe cilat janë shkeljet ligjore që ata kanë evidentuar në këtë proces.
Sigurisht shpreh mbështetjen time të plotë për profesorët, për intelektualët e nderuar që përbëjnë korpusin e Akademisë Albanologjike në këtë betejë me një shtet i cili është anti shkencë dhe anti ligj.
Ajo që duhet të bëjmë të gjithë bashkë është që mos të heshtim, ta luftojmë në cdo drejtim këtë padrejtësi historike sepse nuk bëhet vetëm për ne, nuk bëhet vetëm për ata 100 punonjës të ASA-s, nuk bëhet vetëm për intelektualët por bëhet për kombin shqiptarë, për gjithë shqiptarët por sidomos bëhet për brezat e ardhshëm.
Shumë faleminderit.