Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Sot Edi Rama ka zhvilluar punimet e Kongresit Kombëtar të Arsimit. Si kreu i një qeverie pa qeverisje, ai ka folur para kreut të një ministrie pa arsim, dhe drejtorëve të Arsimit pa drejtim.
Sepse arsimi nuk ka ikur në ‘drejtimin e duhur’, por në të vetmin drejtim… që është humnera ku e ka hedhur Rama, me ata që At Gjergj Fishta i quante ‘shakllabana’.
Kongresin e sotëm e hodhi poshtë, vetëm duke folur drejt, ambadadorja gjermane e Bashkimit Europian, kur u tha në sy se, BE ka dhënë 100 milion euro për arsimin në Shqipëri.
Siç la të kuptohej ambasadorja, dhe sic duket me sy të lirë cdo ditë, këto fonde europiane janë shpërdoruar, dhe cilesia e shkollimit dhe infrastruktura shkollore dhe universitare, ka bërë mbrapa. 100 milion euro mund t’i kishin nderruar faqen shkollave shqiptare.
Kongresin e hodhi poshtë mos përfshirja e Komisioni i Edukimit ne parlament, qe eshte organi me i lartë ligjvënës ne fushen e arsimit, ku jep llogari ministria. Frika se mos flisnin perfaqesuesit e opozites, beri qe mos te degjonin as deputetet e tyre.
Kongresin e hodhi poshtë mungesa e prioriteteve dhe fakti brutal i një buxheti të cunguar per arsimin.
Kongresin e hodhi poshtë edhe mosreflektimi i një strategjie për të ardhmen, i degëve prioritare, apo mbeshtetja e studenteve ne kohe krize. Per qeverine Rama studentet dhe familjet e tyre nuk e ndjejne krizen ekonomike.
Kongresin e hodhën poshtë, me mospraninë, profesionistët e arsimit, pedagoget dhe akademikët e njohur si Artan Fuga, Mark Marku, e të tjerë. Sepse, po të vinin, Rama do t’i dënonte me riedukim, sic ka bërë me gazetarët.
Kongresin e hodhi poshtë vetë Rama, i cili në sy të Ambasadores amerikane tregoi se si ai përndiqte një mësuese që ishte pushuar nga puna dhe merrte pjesë në takimet e kryetarit të PD, Sali Berisha.
Kongresi i Arsimit të Ramës, ngjante me kongreset e partisë së të atit, që shkonin nga ‘fitorja në fitorje’, por në fund përfunduan në “koshin e plehrave të historisë”.