Konferenca me gazetarët për Butrintin në Kushtetuese | 31 Janar 2023

Mirëdita!
Ju falenderoj shumë për këtë pjesëmarrje në konferencë me gazetarët për të sqaruar me detaje për interesin publik sesi po ecën kërkesa e PD me Gjykatën Kushtetuese në lidhje me shfuqizimin e ligjit që i jep me koncesion Parkun Kombëtar të Butrintit.

Siç jeni në dijeni në datën 15 nëntor të vitit 2022, kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë e firmosur nga 36 deputetë opozitarë, ku kërkonin pezullimin e menjëhershëm të ligjit 50/2022 të koncensionit të Butrintit, dhe kërkonin edhe shfuqizimin si antikushtetues të këtij koncensioni.

Kjo kërkesë është firmosur nga 36 deputetë opozitarë të cilët kanë gjykuar se ky koncension duhet ndalur nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka bërë mbledhjen e saj të parë të konferencës së gjyqtarëve dhe na ka legjitimuar, qoftë si palë kërkuese, qoftë edhe si objekt kërkimi. Lajmi që unë ndava me ju në fillim të janarit, ishte ky që ne ishim legjitimuar si palë dhe do të vazhdonim betejën në Gjykatën Kushtetuese. Pra, ishte pranuar kërkesa e deuptetëve opozitarë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Ajo që sot dua të ndalem me ju janë gjithçka ka ndodhur në këtë periudhë, cilat janë parashtrimet, lajmet e reja dhe kërkesat që ne kemi paraqitur për Gjykatën Kushtetuese.
Dua ta filloj direkt me një lajm të mirë, para se të jap detaje të tjera. Një lajm i shkëlqyer që lidhet me rezultatin besoj final që do të ketë ky proces gjyqsor duke fituar Butrinti, duke fituar shqiptarët edhe qytetarët.

Tre institucione kushtetuese të pavarura nga njëra-tjetra, dhe tre institucione të larta të shtetit kanë parashtrimet e tyre në Gjykatën Kushtetuese, dhe kanë mendimin e tyre me shkrim për shpalljen antikushteutes të koncesionit Butrintit.

Konkretisht jemi ne deputetët si organ kushtetues, të cilët kemi paraqitur edhe kërkesën, edhe parashtrimet tona, të cilët kërkojmë shfuqizimin e koncesionit dhe nga ana tjetër është Presidenti i Republikës, i cili siç e ka paraqitur edhe në Kuvend me dekret edhe me arsyet e kthimit të këtij dekreti, e quan koncensionin anti-kushtetues.

Në këtë rast bëhemi dy palë. Risia dhe shtesa e këtyre parashtrimeve është edhe kontrolli i lartë i shtetit, një organ tjetër kushtetues i pavarur në parashtrimet që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese mbështet plotësisht kërkesën e deputetëve të Opozitës dhe kërkon shfuqizimin e ligjit si një ligj anti-kushtetues.

Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit njehësohen duke thënë që koncensioni i Butrintit është anti-kushtetues.

Të vetmit që deri më sot në Gjykatën Kushttuese kanë çuar që janë dakord me koncensionin janë ata që e kanë marrë vetë koncension dhe e kanë bërë marrë veshjen koncensionare, pra në këtë aspekt lehtësohet e Gjykata Kushtetuese mendoj nga barra e vendimarrjes, sepse siç e shikoni nuk ka lidhje më me asnjë proces politik. Nuk ka lidhje më me një betejë që mund të shikohet nga deputetë opozitarë, por ky është një qendrim i tre institucioneve kushtetuese të këtij vendi, të cilat kanë për detyrë të ndjekin interesin publik, të cilat si në rastin e Presidentit të Republikës, ka për detyrë të garantojë kushtetuetshmërinë në një shtet të së drejtës, të shprehen në mënyrë të qartë, të hapur dhe me shkrim të protokolluar, sesi e shikojnë koncensionin e Butrintit si një marrëveshje anti-Kushtetuese.

Ky ishte një lajm i rëndësishëm që unë doja ta ndaja me ju, për sa i përket edhe vijueshmërisë e asaj që pritet të ndodhë në Gjykatën Kushtetuese në vazhdim.

Letra e Kontrollit të Lartë të Shtetit na ka ardhur pikërisht nga Gjykata Kushtetuese, nga parashtrimet që ata kanë bërë në Gjykatë Kushtetuese dhe ajo na e ka nisur si palë.Praktikisht unë jam personi i autorizuar nga deputetët që bëj kërkesat në Gjykatën Kushtetuese dhe marr përgjigje nga Gjykata Kushtetuese.

Ne i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese edhe me disa kërkesa.

E para, Gjykata Kushtetuese ka harruar t’i dërgojëq padinë tonë avokatit tonë dhe Presidentit të Republikës. Pavarësisht se Presidenti i Republikës është shprehur njëherë me dekret, ne e kemi përfshirë si palë sepse duhet të jetë si palë në procesin gjyqsor. Dhe zgjedh vetë institucioni i Presidentit, nëse do të jetë vetë në seancë apo nuk do të jetë prezent.
Nga tjetër edhe Avokati i Popullit është palë, sepse ne e kemi kërkuar këtë. Të dyja këto subjekte janë subjekte që njihen në të drejtën kushtetuese, si subjekte të pakushtëzuara. Janë dy institucione që duhet të jenë garant të shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe të mbrojtjes së Kushtetutës. Nuk ka asnjë mënyrë ligjore apo kushteutese që gjykata t’i përjashtojë si palë, por mendoj se është thjesht një ngatërresë e gjykatës dhe do të korrigjohet gjatë rrugës. Përk këtë arsye ne kemi depozituar tri kërkesa:

Një e datës 20 janar 2023, 23 janar 2023, dhe e fundit më datë 27 janar 2023, duke e sqaruar edhe me detaje sesi vazhdimësia institucionale, në rastin e Presidentit të Republikës.

Gjykata Kushtetuese e ka konfirmuar vijimësinë e institucionit, pavarësisht se emrat e presidentëve janë ndërruar. Pra nuk ka rëndësi se kush është deputeti, apo presidenti i momentit, vazhdimësia institucionale dhe i njëjti koncept funksionon me Presidentin e Republikës në këtë rast, duke qenë se është ndryshuar Presidenti, vazhdimësia institucionale vijon.

Për herë të parë unë sot bëj publike, edhe me lejen e tyre. Ikemi dërguar Gjykatës Kushtetuese se kush do të jetë përfaqësimi ligjor, dhe cila do të jetë skuadra ligjore që do të bëjë parashtrime në Gjykatën Kushtetuese. Personi i parë, jam unë, ku do të marr ku do të marr përsipër parashtrimet në Gjykatën Kushtetuese, për shkak të njohjes që kam me çështjen dhe ndjekjen e saj.

Me kënaqësi dua t’ju prezantoj edhe skuadrën e juristëve. I pari është juristi i të drejtës ndërkombëtare, i cili ka botime të jashtëzakonshme librash edhe në Shqipëri. Është studiuesi, prof. Alibali, i cili ka punuar me një devotshmëri të jashtëzakonshme për përplasjen e këtij koncensioni me Konventën e Parisit, pjesën e përplasjes me të Drejtën Kushtetuese dhe është një nga juristët e skuadrës që do të përfaqësojë në Gjykatën Kushtetuese.

E dyta, po aq e njohur, pedagoge në Oxford, një vajzë të cilën nuk e njihja më parë, por u vetëofrua në betejën që kishim për Butrintin, pedagogia Rudina Jasini. Sot mund ta keni dëgjuar edhe në skuadrën e mbrojtjes që është në Hagë, në gjyqin e Hashim Thaçit.

I treti është juristi Franci Nuri. Është një jurist i ri, i shkolluar në Francë, ka përfunduar në Paris. Edhe ai një njohës i jashtëzakonshëm i të Drejtës Kushtetuese dhe i procedurave të kodit civil. Është edhe një prej këshilltarëve ligjor aktualisht të PD.

Dhe dyshja e fundit për ju, është më e njohura dhe më e zakonshmja e padive të PD. Është avokati Ivi Kaso dhe avokati Ledjo Nuraj, të cilët ju i keni hasur edhe në padi të tjera nga Gjykata Kushtetuese.
Ne të gjashtë së bashku, ose edhe në mënyrë individuale do të paraqesim parashtrime para Gjykatës Kushtetuese, edhe për këtë është njfotuar edhe gjykata në fjalë.

Nga ana tjetër ne kemi thirrur në Gjjykatën Kushtetuese ekspertë dhe dëshmitarë. Është e rëndësishme që gjykata të ketë zërin e ekspertëve, të cilët e duan dhe e njohin Butrintin dhe trashëgimninë kulturore, njohin rregullat e UNESCO-s shumë më mirë se edhe vetë ne, por edhe më mirë se vetë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese për shkak të formimit të tyre profesional.

Siç lejon edhe neni 40/41 i Gjykatës Kushtetuese për organizimin e ligjit 877 të vitit 2000, të lejojë paraqitjen e këtyre dëshmitarëve. Po ju paraqes se çfarë dëshmitarësh dhe ekspertësh kemi kërkuar.

Apollon Baçe, Neritan Ceka, Etleva Nallbani, Guri Pani dhe Auron Tare.

Siç i njihni këta të pestë janë edhe zëra publikë për sa i përket koncensioni Butrinti, por nuk janë zgjedhur vetëm sepse janë zëra publikë në këtë koncension, por janë zgjedhur sepse janë njohësit më të mirë të menaxhimit të Butrintit, dhe së dyti janë njohës shumë të mirë të asaj çka prodhon Butrinti. Njohës shumë të mirë të identitetit të Butrintit.

Nuk jemi duke bërë fjalë për një koncension rruge, po r për një koncension të një qyteti antik, ku historia dhe identiteti shkruhen përditë, dhe për këtë duhet të jetë garant shteti shqiptar për të ruajtur sovranitetin e tij për trashëgimninë tonë kulturore.

Kemi kërkuar dhe i kërkojmë në mënyrë të vazhdueshme gjykatës që të sjellë të gjithë dokumentacionin e plotë përfshi dosje dhe komunikime e kontrata e gjithçka kanë, që ka Ministria e Kulturës, titullarja e saj, lidhur me kontaktimin, përzgjedhjen, konsultimin e profesorit Richard Hodges në bordin drejtues.

Këto ishin pyetje që kam drejtuar edhe dje, por nuk mora përgjigje. E vetmja për gjigje ishte që nuk do marrë para nga buxheti i shtetit. Siurisht është një fondacion privat, si mund të marrë para nga buxheti i shtetit?

Së treti, kërkojmë të gjithë dokumentacionin dhe korrespondencën zyrtare midis Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme lidhur me konsultimin dhe hartimin e ligjit 50/2022, dhe çdo opinion juridik apo ligjor që Ministria e Punëve të Jashtme që mund të ketë hartuar lidhur me pajtueshmërinë e ligjit, nëse ka patur ndonjë të tillë. Pasi që lidhet me zbatueshmërinë ë një konvente.

Në Gjykatën Kushtetuese i kemi parashtruar të gjitha këto me shkrim dhe kemi përkuar që sa më shpejt të merret vendimi për pezullimin e marrëveshjes, sepse është e rëndësishme të kuptohet që edhe sot që ne flasim, jemi në periudhë transferimi të pasurisë kombëtare publike tek një privat.