Deklaratë nga Delvina : Banorët e dëmtuar nga zjarret të dëmshpërblehen në mënyrë të plotë / 2 Gusht 2025

Ndodhemi në njësinë administrative Vërgo, pasi kemi takuar banorët e fshatrave të kësaj njësie administrative që fatkeqsisht u përfshi nga flakët e zjarrit që kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në pasurinë e banorëve të kësaj zone, në agrume, në ullinjë, në blektori.

Dhe sigurisht që është një situatë për të ardhur keq, shumë katastrof, banorët janë të gjithë të prekur dhe janë pa shpres se çfarë do të ndodh në të ardhmen.

Ne jemi këtu jo vetëm pët t`i dhënë mbështetje atyre por për të bërë thirrje nga kjo zonë, për qeverinë dhe bashkinë që të ndjekin atë që kërkon ligji.
Të ngrenë menjëherë një grup të përbashkët pune me përfaqësues të pushtetit lokal dhe pushtetit qëndror, që të kaloj shtëpi në shtëpi, dhe të bëj evidentimin e plotë të dëmeve që ka shkaktuar kjo fatkeësi e madhe që i ka ndodhur banorëve.

Është i rëndësishëm evidentimi, ashtu siç është i rëndësishëm dëmshpërblimi i plotë monetar i banorëve në mënyrë të tillë që të kenë mundësi të rikuperojnë dhe të vazhdojnë jetesn e tyre në këto fshatra të bekuar nga Zoti por mesa duket të pamundura për të jetuar në këto kushte që u janë shkaktuar tashmë nga zjarri.

Dëmet do të duhen të dëmshpërblehen në mënyrë të shpejtë, efektive dhe në mënyrë të plotë.
Nuk duhet të shikojmë të njejtin manaxhim siç ndodhi me zjarret edhe me situaten pas zjarreve.
Duhet t`i qëndrojmë banorëve në krah në mënyrë të tillë që të kemi shpresë për këto fshatra, që edhe ata të zgjedhin të qëndrojnë në vazdhdimsi në Shqipëri.