Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Raporti i fundit i KLSH është në fakt akt-akuza më e mirë për Bashkinë e Sarandës. Në vetëm 1 vit të audituar janë rreth 1 milion euro të abuzuara nga kjo bashki.
Qartësisht nuk kemi të bëjmë me një apo dy zyrtarë të paaftë, por kemi të bëjmë me 1 model qeverisje, me një model për të zhvatur paranë publike dhe për të keqqeverisur. Të dhënat tregojnë që rreth 630 mijë euro janë dëm ekonomik për shkak të mosveprimit bashkisë.
226 mijë euro është dëm ekonomik për shkelje në prokurime, 101 mijë euro janë dëm ekonomik për punime të paguara por në fakt të pa kryera dhe 117 mijë euro janë dëm ekonomik për ahengje, për projekte artistike kulturore të cilat nuk janë bërë sipas prokurimeve.
Qartësisht kemi të bëjmë me një bashki që abuzon me taksat e qytetarëve, që i vjedh ato dhe nuk punon për interesin publik. Ndaj dhe ne do ta denoncojmë çdo ditë, do të jemi në krah të qytetarve për protestat e tyre dhe problematikat e tyre dhe do t`i garantojmë jo vetëm do t`i çojmë dosjet para drejtësisë por ne do ta marrim në dorë Bashkinë e Sarandës në zgjedhjet e ardhshme dhe ta vëmë atë në shërbim të qytetarëve.



