Deklaratë për mediat nga selia e Kuvendit të Shqiperisë për vendimin e Gj. Kushtetuese mbi çeshtjen e Butritntit/ 25 prill 2024

Gjykata Kushtetuese nuk paraqet në parashtrimet e veta a është shkelje apo jo e Kushtetutës fakti që një ministër shkel Kushtetutën, merr një pozicion në një fondacion privat dhe firmos një marrëveshje, e cila thotë që si anëtar i këtij bordi duhet të zbatojë interesin e fondacionit, para interesit publik. Gjykata Kushtetuese shprehet që s’mund të gjykojë mbi kartën europiane të autonomisë vendore, dhe bie ndesh mbi vet vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi ka marrë vendime edhe për Zogun e Zi.

Tani për Butrintin karta s’qenka për t’u marrë në shqyrtim. GJK s’ka gjetur dot një argument për të cilin mund t’i mbushte mendjen çdo shqiptari. Dje me një vendim shumice për të cilin s’e dimë sa kanë qenë votat, por gjykata s’arriti dot të ngrihej në nivelin për të cilën është votuar dhe është bërë reforma drejtësi. Gjykatësit në një farë mënyrë ruajnë atë konceptin e varësisë ndaj institucionit që i ka zgjedhur. Gjykatësit pasi zgjidhen s’i kanë më asnjë lloj detyrimi qoftë Parlamentit, Presidentit, apo kujtdo qoftë që i ka zgjedhur, por kanë detyrim vetëm Kushtetutën dhe interesin kombëtar. Gjykata Kushtetuese humbi një shans historik. Butrinti është në rrezik nga pangopësia e disa njerëzve.

Për të vendosur të lërë në fuqi koncesionin e Butritit, duke i hapur kështu rrugë dëmtimit të parkut. I hiqen detyrat shtetit në çdo pasuri kombëtare. Gjykata Kushtetuese dje shënoi në historianë e Shqipërisë, datën 24 si një datë që gjykohet në Konventën e Parisit ndryshe nga çka e gjykon Unesco. Raporti i Unesco-s u fsheh nga shtetit shqiptar. Ndërkohë që KLSH në parashtrimet e sjella me shkrim, paraqet që duhet të pranohet kërkesa për shfuqizimin e ligjit.

Marrëveshja e ka pranuar që nuk do të auditohet nga KLSH. Fondet e tyre nuk mund t’i fusin në auditim, madje dhe biletat. Kushtetuesja thotë; nuk ka problem që nuk auditon KLSH. Ajo mund të auditojë po i dha leje Fondacioni. Kushtetuesja nuk paraqet në vendimin e vetë nëse është shkelje që ministri firmos një marrëveshje që si anëtar i bordit do të zbatojë interesin e fonacionit dhe jo të shtetit. Hapi i radhës është SPAK dhe ndërkombëtarët. Por ne besuam se pas reagimit të UNESCO-s, gjykata do të ishte në anën e qytetarëve, pasi kjo nuk është çështje politike. Turpin le ta mbajnë ata që e bëjnë. Historia do të gjykojë anën e duhur dhe ne jemi në anën e duhur.

Vijon….