Dështon për të katërtën herë Komisioni Hetimor për Koncensionet në Shëndetësi, pasi mazhoranca bojkoton sërish – 12 prill 2024

Konflikti i interesit është një nga shkeljet dhe një nga arsyet pse zvarritet ky komision. Nënkryetari i Komisionit Plarent Ndreca dhe Milva Ikonomi, janë në konflikt interesi me çështjet që po hetohen në komision.

Ndreca ka shërbyer si avokat i disa prej të akuzuarve për çështjen e koncesionit të sterilizimit. Ndërsa Ikonomi,sipas të dhënave mediatik në kohën kur ka qënë zv ministre e shëndetësisë, ka qenë kryetare e komisionit të pranimit të ofertave për njërin nga koncesionit dhe në mungesë të Ilir Beqajt, ka firmosur.

Znj. Ikonomi është njëkohësisht edhe në listën e dëshmitarëve që do pyeten për këto afera dhe në komision për të hetuar aferat!!!