Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Pavarësisht, sa qesharak mund të bëhet një individ si Gjinushi, paligjshmëria e tij nuk ndryshon, interesat duken qartë, nevoja për mandat të dytë e ka bërë nervoz.
Armiku i jashtëm, jam unë, deputetja e opozitës që e ka cuar mandatin e tij në kushtetuese dhe që nuk rresht dot të denoncuari ndryshimet e një ligji që po përgatiten me porosi. Ndërkohë po unë kam 6 muaj që e kërkoj dhe e pres në komisionin e edukimit, të flasim për akademinë, për veprimtarinë shkencore dhe financiare të saj. Siç e dini zotëria nuk guxon të vij, por gjithsesi une e ripërsëris kërkesën edhe publikisht, eja në komision!
Me ligjin aktual të gjithë e dinë që ndalohen dy mandate rradhazi, e shkruar e zeza në të bardhë. Ndryshimet me porosi, nuk reformojnë institucionin, por japin mundësi Gjinushit si i vetmi i interesuar për tu hequr fjala rradhazi, që të kërkoj mandat të dytë pas të parit.
Cfarë reformimi apo risie ka për Akademinë duke hequr kufizimin e moshës 75 vjec për kryetarin sic e kërkon ligji aktual që ti ndërpritet mandati?! Kujtojmë që Gjinushi është 74 vjeç dhe duhej ndryshuar edhe kjo pikë që të gëzoj mandat të dytë 4 vjeçar, që po ja përgatisin shokët Beqiraj dhe Koçi.
Ndryshime që duken si kostum me porosi, por me dhëndër rraqe.
Parlamenti duhet ti shërbej interesit publik, të adresoj problematikat e zgjedhësve, të jap kontribut në pavarësinë dhe qarkullimin e drejtimit në institucionet e pavarura dhe jo të shndërrohet në institucion që i shërben një individi politik për të mbajtur peng Akademinë e Shkencave.
Si mund të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, komisionet parlamentare, seanca plenare, deputetët dhe shërbimet e kuvendit të punojnë për një projektligj që i shërben vetëm një njeriu?! Qartësisht kemi të bëjmë me shpërdorimin e taksave të qytetarëve dhe fyerje ndaj tyre duke ofruar ligje që duan të mbajnë të lidhur pas karriges së shkencës, politikanin, ish ministrin e fundit komunist të arsimit.
Më pas sulmon edhe “armiqtë e brendshëm” akademikun Fuga e studiuesen, profesoreshën Shamku, me të cilët, i ka rënë sharra në gozhdë! Mjafton të kujtoj se atje ku japin leksione ata si të barabartë me koleget e tyre perëndimor (Francë dhe Itali) Gjinushi vështirë se shkon dot as si dëgjues.
I ftoj profesorët ti dhurojnë ndonjë nga librat e tyre, meqë “kryetari i dijes” ska asnjë botim shkencor të vetin.