Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Projekt buxheti i shpalosur në mënyrë antikushtetuese, është po ashtu edhe akti më dëmtues ndaj të mirës publike dhe parave të qytetarëve, duke mos i destinuar për interesin e tyre.
Ku përshembull fondet cohen më lehtësisht në PPP-të abuzive që janë për subjekt për SPAK sesa për aarsimin.
Fondet për kërkim shkencor janë 0.084% e GDP. Ose rreth 20 herë më e ulët se mesatarja e BE. Kemi 2 kërkues për 1000 banorë, që është të paktën 4 herë më i vogël krahasuar me vendet e rajonit.
Kjo e bën edhe më utopike premtimin e kësaj qeverie se do t’i rankojmë universitetet. Por si mund t’i rankojmë kur jepet rreth 22 mijë lekë për pedagogë për kërkim shkencor? Si mund të prodhohet shkencë dhe si mund të krahasohemi me vendet e tjera?!
Po ashtu nuk ka asnjë parashikim buxhetor për rritjen e rrogave të pedagogëve, të stafeve akademike, sipas kërkesave te tyre të drejta për të cilar qeveria bëri sikur u angazhua. Rroga që janë shumë larg standartit të vendeve të rajonit dhe jo më të vendeve të Bashkimit Europian ku synojmë të anëtarësohemi.
I vetmi ndryshim me buxhetin e dështuar të 2023 për arsimin është që kësaj rradhe parashikohen më shumë prokurime për godina me modelin abuzues të deritanishëm. Ku kostot e ndërtimit tejkalojnë edhe vendet më të zhvilluara të BE, me 5-6 fish.
Edhe për mësuesit e njëjta harresë si me pedagogët. Ndërsa buxheti i vitit 2023 parashikonte trajnim çdo vit i mesatarisht 51% i mësuesve të arsimit bazë, ky buxhet e redukton shifrën e trajnimeve në 37.9 % të mësueve. Mësuesit nuk parashikohet të marr asnjë shpërblim, qoftë edhe për fund vitit, apo për performancën e tyre. Atyre nuk i jepet mundësi mbështetje buxhetore për ecjen përpara në metodat e reja të mësimdhënies, për teknologjinë e informacionet etj.
Ky projektbuxhet ul parashikimet dhe nevojat për psikolog dhe punonjës social në shkolla.
Buxheti 2023- 650 të punësuar deri ne 2025
Buxheti 2024- 500 të punësuar deri në 2026. Ndërkohë që situatë e bullizmit, e dhunës, e ngjarjeve të pakëndshme në shkolla është rritur.
Kjo është papërgjegjshmëri për brezin e ardhshëm, për sigurinë në shkolla, për një brez të shendëtshëm. Ndërkohë nxënësit shkollohen akoma me turne edhe në mes të Tiranës, sic e pranojnë vet me klasa nga 34-38 nxënës.
Parashikohen para për projektin smart lab ndërkohë që me urdhin nr.203, datë 25.04.2023, të ministres Kushi, lënda TIK (teknologji e informacioni) është hequr nga plani mësimor i arsimit bazë. Nuk ka tekste falas për 231 mijë fëmijë, por vetëm tekste të marra borxh, të vjetra dhe shumicën e rasteve kundra produktive ndaj misionit edukativ.
Në fund studentët, të braktisur e mëdhenj të këtij projekt buxheti! Asgjë për ta! Asnjë mbështetje për studentët.
Shqetësimin për ti mbajtur në vend nuk e adresojnë me më shumë para për ta, me mbështetje buxhetore për tarifat, me buxhet për menza, me buxhet për paketa shëndetësore për ta, me karta studentore me aksese reale të paguara nga shteti por me shkelje të drejtave dhe kontratave. Ne jemi vendi me koston më të lartë të studimeve në fushën e mjekësisë që ka ndonjë universitet publik në Europë. Niveli i infrastrukturës mësimdhënëse as nuk mund të krahasohet me klasat tona me lagështirë. Mashtrimi parlamentar që bënë me kostot e studimeve në mjekësi, është vetëm një nga mashtrimet ku koston rriten fiktivisht për arsye leverdie ekonomike apo politike dhe kosto e vërtet e studimeve bie mbi familjet shqiptare. Propagandën e dhënies së pagës minimale për disa degë e zhdukën duke futur rrugës kurthe për studentët, me kritere që nuk i thanë në fillim dhe me një kontratë penalizuese në rradhë. Studentët mbahen duke dhënë para në buxhet për ta dhe jo duke i vjedhur.
Janë kujdesur ta shesin arsimin si një sektor me rritje në buxhet, kur në fakt është një sektor i nënfinancuar, ky palcën e vet nxënësin dhe mësuesin, studentin dhe pedagogun i ka lënë në harresë. Priten më shumë prokurime për 2024 por jo më shumë student në fakultete, jo më shumë nxënës në shkolla, jo më shumë pedagog dhe kërkues që qëndrojnë në vend, jo më shumë mësues të motivuar për të punuar me brezin e ri.