Kërkes Presidentit të Republikës për mos të dekretojë ligjin “ad personam-Gjinushi” për Akademinë e Shkencave | 3 gusht 2023

Ligji për Akademinë e Shkencave shkel kushtetutën, pasi është ligj i qepur si kostum për Gjinushin. I kam kërkuar presidentit që të mos dekretojë ligjin për Akademinë e Shkencave. Shprehu interes për të dëgjuar dhe për të shqyrtuar shkeljet e konstatuara. Për mua është me rëndësi që procesi të shikohet si proces që nuk ka të bëjë vetëm me akademinë e Shkencave, por gjëra që lidhen drejtpërdrejtë me qeverinë. E vlerësova presidentin për takimin që organizoi dhe për dëgjesën me mua. Mendoj se presidenti do të respektojë kushtetutën e vendit dhe do të qëndroj në mbrojtje të kushtetutës.