Kërkesë për informacion ndaj institutit të Trashëgimisë Kulturore Kombëtare për të sqaruar shqetësimet publike mbi ndërtimet e reja tek vila verore e Mbretit Zog / 10 Prill 2026

Nisur nga shqetësimet publike mbi ndërtimet e reja shumëkatëshe tek vila verore e Mbretit Zog në Durrës, i jam drejtuar zyrtarisht Institutit të Trashëgimisë Kulturore Kombëtare me një kërkesë për informacion të detajuar.

Kjo vilë përfaqëson një ansambël me vlera të rëndësishme historike, arkitekturore dhe politike, ndaj çdo ndërhyrje në zonën përreth saj apo aq më keq tek ajo vetë duhet të trajtohet me përgjegjësi të lartë dhe transparencë të plotë. Kam kërkuar sqarime mbi çdo projekt ndërtimi, miratimet përkatëse, statusin aktual të mbrojtjes, si dhe masat e marra për ruajtjen e integritetit të këtij objekti.

Ështe e nevojshme që kjo pasuri të përfshihet në listën e monumenteve të trashëgimisë kulturore, pavarësisht pronësisë private.

Trashëgimia jonë historike dhe kulturore nuk mund të cenohet, ajo duhet të mbrohet dhe të ruhet për brezat që vijnë.