Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Ndryshimet antikushtetuese, të bëra me porosi nga deputetët në ligjin për Akademinë e Shkencave, kanë gjetur reagimin edhe në raportin e fundit të Freedom House për Shqipërinë.
Në raportin e publikuar tregohet se ligjet ndjekin një trajektore personale, duke injoruar kushtetutën, duke ulur rolin e shoqërisë civile dhe për këtë ka marr shembull rastin e ndryshimeve ligjore ad personam të Akademisë së Shkencave me ndryshime të bëra për përfitime personale të drejtuesit të këtij institucioni.
Akademia e Shkencave, ndryshe nga cmund të pritej në çdo vend demokratik, të citohej për arritje dhe për vizion mbi politikat zhvilluese të vendit, është përfshirë në Raportin e Freedom House si shembull për antiparime, për antikushtetueshmëri dhe për kapjen e saj me ndërhyrje të kuvendit nga një individ.
Sic e kam shpallur që në diskutimet e ligjit, dua të vë në dijeni opinionin publik se është gati padia që do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për këtë ligj, me mbështetjen e deputetëve të grupit parlamentar të PD.
Padia në Gjykatë Kushtetuese do jetë kundra ndryshimeve ligjore antikushtetuese, ku trajtojnë në mënyrë të diferencuar akademikët 70 vjecar, ku të gjithë kthehen emeritus në këtë moshë, përvec njëri, kryetarit. Ky kryetari emeritus që nuk është më anëtar i asamblesë drejton asamblenë. Koncepti i barazisë para ligjit zhduket dhe kushtetuta shkelet.
Ndaj si ligjvënës do të ndjekim interesin publik për një akademi të pavarur, për një akademi që drejtohet në mënyrë kushtetuese dhe do të reagojmë ndaj çdo shkelje të kushtetutës dhe interesit publik.