Më në fund Sako në SPAK, pasi grabitën me inceneratorët dhe shkatërruan me ato para zgjedhjet në Durrës | 18 Maj 2024

Pjesmarrja e Sakos në skemën korruptivo-mafioze të grupit të strukturuar kriminal të inceneratorit të Tiranës, vecse i vodhi qytetarët dhe i hoqi të drejtën e ndryshimit dhe zgjedhjeve të lira në Durrës. Sot pa këtë grup kriminal dhe paratë e tyre, Durrësi do qeverisej nga një qytetar model si Igli Cara.

Por më në fund SPAK ka thirr kryebashkiaken Emirjana Sako, për aferën e inceneratorit të Tiranës. Më 1 Mars 2022 kam depozituar padinë në SPAK, pas bërjes publike nga PD të përfshirjes së saj direkte në dërgimin e parave të inceneratori që nuk ekziston.

Për kujtesë të publikut është e provuar se:

1- Emirjana Sako, ka lejuar katastrofën mjedisore të krijuar si pasoje e mbylljes së Porto Romano pa një plan konkret dhe duke dorëzuar sheshin për ndërtimin e EKO-PARK pa i gjetur zgjidhje depozitimit të mbetjeve të qytetit.

2- Sako dhe Bllako ne shkelje te Ligjit për prokurimin publik japin me negocim pa shpallje tenderin me vlerë 15 milion euro. Fitues shpallin dy kompani “Del Mare SRL” dhe “Victoria International”. “Del Mare SRL” është kompania hartuese e inceneratorit te Tiranes.

3- Sako dhe Ballko nuk e morën parasysh asnjë nga skenarët më të lirë si ajo 11 milionë eurove landfillit të Sukthit dhe 5.2 milionë euro e landfillit të Gjepalajt. Por zgjodhen skenarin me një kosto shumë herë më të lartë qe ti conin mbetjet ne Landfillin e Sharrës! Nderkohe qe Edmond Bllako punonte ne ate kohe ne Landfillin qe sugjeronte i biri Alqi Ballko per te zgjedhur Bashkia Durres per te dhene miliona.

4- Emiriana Sako në shkelje të Ligjit për Prokurimin Publik, ka dhënë pa garë procedurën e prokurimit me objekt “Depozitim i mbetjeve urbane”, me vlerë 10 milion euro (pa TVSH), per inceneratorin e Tiranës!

5-Bashkia Durres prodhon mesatarisht 38.146 ton mbetje në vit. Ndërkohë, sipas tenderit me negocim pa njoftim, ku është shpallur fituese shoqëria koncesionare e Tiranës, në lanfillin e Sharrës do të depozitohen 80.000 ton mbetje në vit me një vlerë 29 euro për ton. Diferenca midis sasisë së prokuruar dhe asaj të deklaruar nga Kryetarja e Bashkisë është 41.854 ton në vit, e cila pasjell edhe një rritje fiktive të vlerës për ton me të paktën 2-fish.

6- Qeveria ka marr përsipër subvencionimin e tarifës për një periudhë 10 vjeçare për Bashkinë Durrës. Me një faturë financiare 30 milion euro, e destinuar përsëri për Inceneratorin e Tiranës (landfilli i Sharrës)

Hetimi është i thjesht, provat janë evidente!

Kurioze jam si ja bëri Sako në dëshminë e saj në SPAK ku nuk cohej dot të ikte si në komisionin hetimor ku nuk lidhte dot dy fjalë në favor të vetes.