Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Shqipëria rënditet vendi i 8-të në botë për largimin e trurit, njerëzve që janë palca e një rendi shoqëror dhe zhvillimit ekonomik. Vendi i 8-të nga 179 vende të botës, ku në 10-të të parat ku jemi ne, mbizotërojnë vendet e Afrikës. Janë të arsimuarit, profesionistet, intelektualet e studentet, ata që paguajnë çdo taksë e prodhojnë zhvillim.
Krim, korrupsion, padrejtësi, varfëri janë shkaqet që detyrojnë çdokënd që nuk bëhet pjesë e llumit të zgjedhe të largohet.
Por ata ikin edhe sepse të gjitha politikat e qeverisë janë kundër tyre!
Rama i takson dyfish me ligjin për të ardhurat e të dypunësuarve,
Rama me paketën e re fiskale fut edhe taksat për profesionet e lira.
Pavarësisht taksimit ata nuk marrin asnjë shërbim nga shteti. Duhet përsëri të paguajnë; për shkollën e fëmijeve, kopshtin, shëndetësinë e mos flasim për cilësine e ajrit, kontrollin e ushqimit, parqet e cilësi jetese.
Paguajnë pafund shtetit dhe nuk marrin asgjë mbrapsh, arsye e mjaftueshme që të zgjedhin të largohen.
Kjo nuk eshte levizje normale demografike siç reket të justifikohet Kryeministri, ky është spastrim nga ata që nuk mund ti kontrollojë, që s`mund të blihen, sepse dinjiteti vlen më shumë se interesi.
Kjo situate ngarkon çdo opozitar e cdo qytetar të ketij vendi me përgjegjësi për të dhënë maksimumin që Shqipërisë t`i kthehet shpresa, për të ndaluar këtë eksod e për të krijuar prosperitetin e demokracinë që aq e deshirojmë në këtë vend të mrekullueshem që na ka bekuar Zoti.