Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Mirela Kumbaro do mbush zonat e mbrojtura me “pika të vogla” resortesh private, klientësh dhe familjarësh të pushtetit dhe këtë e quan dritëgjatësi!!!!
“Të anatemosh ata që investojnë është dritëshkurtësi” shprehet Kumbaroja e ligjit në një intervistë televizive. A thua se po investojnë në tokën e tyre, në biznes privat dhe po anatemohem për këtë?!
Ndërkohë që Kumbaro po shkatërron zonat e mbrojtura duke i kthyer praktikisht në toka truall, ku mund të ndërtohen edhe betonizohen. Këto toka do jepen falas për oligarkët, do shndërrohen nga publike në private, duke shkatërruan edhe gjithë mjedisin dhe ekosistemin e vecante që kanë. Këto qënkan veprime dritëgjata për një ministre?!
Në fakt këto veprime janë kriminale, ligje klienteliste, me porosi që shkatërrojnë shtetit e së drejtës dhe të mirën publike. Projekti i Divjakës është njeri prej shkatërrimeve që është gati, por rradhën e ka Shushica, Pishë-Porro, Parku Kombëtar i Butrintit edhe dhjetra pika të tjera.
Mirela duhet të dilte në televizione vetëm për të lajmëruar dorëheqjen e saj, nëse do kishte dinjitet, me këtë masakër mjedisore që kanë përgatitur.