Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Keqardhje për argumentat që edhe juristët e sapo diplomuar nuk do i shkruanin aq mediokre si ato për dekretimin e ligjit “Për zonat e Mbrojtura”
Presidenca dhe ekipi misterioz, flet për “shqyrtim abstrakt” edhe ka bërë një arsyetim absurd. Nuk e shikojnë dot shkeljen e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, nuk e shikojnë dot shkeljen e konventave ndërkombëtare për mjedisin, nuk e shikojnë dot shkeljen e kushtetutës.
“Institucioni i Presidentit të Republikës ka detyrë të mbikëqyrë vetëm respektimin e procedurës kushtetuese në procesin ligjvënës”- ku e ka gjetur këtë që duhet shikoj vetëm procedurë dhe jo normat dhe parimet kushtetuese dhe standartet e BE dhe konventave që ka ratifikuar vendin, do ngelet mister ashtu si emrat e ekipit që e këshillon. Uroj që ky ekipi i thirrur për konsultë mos jetë nga zyra e kryeministrit.
Zonat e Mbrojtura janë aset kombëtar dhe do i mbrojmë me të gjitha mjetet, duke mos lejuar betonizimin dhe shkatërrimin e tyre.
Presidenti i hoqi shansin vetes që të shikohej si institucion i pavarur.