Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Projektligji Koçi- Beqiraj për Akademinë e Shkencave është antikushtetues!
Ligji i kaluar në mënyrë të paligjshme me më pak se gjysmën e kuvendit, me 69 vota, i cuar pa firmat e duhura në presidencë shkel kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Në shkelje të 3 neneve të kushtetutës ky ligj nuk mund të bëhet pjesë e korpusit ligjor të vendit. Këto shkelje ja kam paraqitur edhe Presidentit të Republikës në letrën zyrtare të datës 27 korrik 2023, dhe në takimin zyrtar të datës 3 gusht 2023.
1- Sipas nenit 81, pika 1 të Kushtetutës, të drejtën për të propozuar ligje e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet, si dhe 20 mijë zgjedhës dhe qartësisht Zoti Gjinushi që pranoi hapur që është propozim i tij real, nuk mban asnjë nga këto funksione apo të ketë përmbushur kërkesën e 20 mijë firmave.
2- Sipas nenit 78 të Kushtetutës, pika 2, mbledhjet e deputetëve që mbahen pa u thirrur sipas rregullores, nuk sjellin asnjë pasojë. Për rrjedhojë mbledhja e dates 19 Korrik 2023 dhe vendimmarrjet e prodhuara aty janë nul, dhe rrjedhimisht projektligji nuk mund të kalonte në seancë plenare.
3- Sipas nenin e 18 të Kushtetutës: “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”. Ky ligj krijon pabarazi mes akademikëve Emeritus. Njëri prej tyre privilegjohet në krahasim me të gjithë të ngjashmit e tij.
Me mbushjen e moshës 75 vjeç, anëtarët e Asamblesë, kalojnë në një status si akademik emeritus, i cili u heq disa të drejta dhe detyrime që ata kishin deri një orë përpara se të mbushnin këtë moshë.Të gjithë me përjashtim të njërit!!! Atij që është Kryetar i Akademisë së Shkencave. Askush nga akademikët nuk mund të ketë pas moshës 75 vjeç të drejta dhe detyra si akademik apo akademik i asociuar. Me përjashtim të njërit, të Skënder Gjinushit, i cili merr dhe ushtron edhe më shumë kompetenca sepse është ai që drejton Akademinë. Qartësisht në shkelje të parimit kushtetues mbi barazinë para ligjit.