Qeveria te ndal gjobat e paligjshme ndaj biznesve turistike | 17 korrik 2024

Qeveria ndërkohë që bën propagandë të madhe me turizmin, është duke masakruar me gjoba bizneset turistike në mënyrë abuzive.

Është e paprecedent sesi biznese në fushën e hotelerisë, që zhvillojnë aktivitetin në buzë detit, lumenjve apo liqeneve, që kanë lidhje të rregullt kontrate me Ujesjellës Kanalizime për ujrat e zeza, ngopen me gjoba nga një task forcë.

Me aktin normativ nr 8, 28-12-2023 për menaxhimin e ujrave të ndotura, është ngitur një task force nga ministret Balluku-Kumbaro që qëllim e vet në letër e ka pozitiv për menaxhimin e ujrave të ndotura, kurse në praktike gjobit biznese që nuk ndosin dhe kanë kanalizime në ujrat e zeza dhe kontrata të rregullta me UK. Kjo task forcë nuk shikon a i hedhin këto ujra të ndotura në burimet ujore por shikon a kanë blerë impantin që ka vendosur shteti që kushton nga 20-100 mijë euro në varësi të madhësisë.

Vendosen gjoba bizneseve nga 15 milion në 30 milion lekë dhe këto gjoba janë vendosur si titujt ekzektutiv për të cilat vetëm në gjykatë mund të ankohesh. Mos blerja e impanteve që kërkon qeveria dhe ka paracaktuar qeveria të con deri në humbjen e licensës së aktivitetit. Gjobat e biznesve turistike që kanë kontrata të rregullta me shtetin dhe metoda të ligjshme të trajtimit të ujrave të ndotura janë zhvatje, janë paligjshmëri.

Këto gjoba vihen në bazë të një udhëzimi Nr 1, datë 01/02/2024 që nuk njeh më diferenca mes biznesve që i trajtojnë ujrat e zeza me ato që si trajtojnë por i detyron të gjitha të vendosin këto impante.

Partia Demokratike i bashkohet thirrjes së shoqatave të turizmit për të kërkuar heqjen dorë nga gjobat e një akti të paligjshëm mbi subjektet që janë të lidhur në kolektorin kryesor të UK dhe kanë kontratë të rregullt me UK.

Ne i kërkojmë dy ministreve Balluku dhe Kumbaro që task forca e tyre duhet të klasifikojë mirë kush janë subjektet për të cilat duhet të vëprojë ky akt normativ dhë më pas të veproj. Ato duhet të ndryshojnë udhëzimin e tyre që e kanë bërë duke pasur qëllim të favorizojnë ata që shesin impante dhe jo të trajtojnë ujrat e zeza.

Mbështesim cdo veprim në mbrojtje të mjedisit por kundërshtojmë me forcë këto gjobëvënie biznesit të ndershëm që nuk ndot por goditet për të mbushur arkën e shtetit dhe xhepat e klientëve të paracaktuar për impante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *