Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Koncesioni i Butrintit sot është në Gjykatën Kushtetuese me një seancë të riçelur. Pasi u mbyll hetimi gjyqësor dhe u dhanë konkluzionet finale më 30 nëntor, Gjykata Kushtetuese vendosi ta riçelëse seancën plenare pas kërkesës sonë në bazë të fakteve dhe provave të reja që ne vumë në dispozicion për raportin e UNESCO-s të fshehur nga pala shqiptare.
Sot unë do të jap disa fakte të reja.
Një nga shkeljet kushtetuese që ne kemi evidentuar mospasja e rolit parësor të shtetit shqiptar në koncesionin e Butrintit, që tregon se shteti shqiptar nuk është më garant për identitetin, për historinë, për trashëgiminë kulturore, siç ia detyron Kushtetuta dhe Konventa e Parisit, por tashmë do të jetë një privat, garant për këtë.
Ne kemi argumentuar edhe në debatin gjyqësor se si shteti shqiptar ishte i nënpërfaqësuar, kishte dy përfaqësuese nga pesë gjithsej, pra,ish- ministrja Elva Margariti dhe noterja Fiona Boriçi, që më pas u zëvendësua me drejtoreshën e Institutit të Trashëgimisë Kulturore.
Në fakt, në të gjitha debatet në Kuvend, në daljet e ministres Margariti dhe në përballjen me mua, i kam thënë që jo vetëm është i nënpërfaqësuar shteti shqiptar, por edhe ky përfaqësim është nominal, si individ, me emër, Elva Margariti, dhe jo me funksion, që do të thotë kur ti përfaqësohesh me funksion, me humbjen e funksionit, zëvendësohesh nga ministri tjetër.
Elva Margariti me një deklaratë e kundërshton këtë.
Duke qenë se më 15 janar, Margariti është shkarkuar nga Kuvendi me propozim të Kryeministrit Edi Rama dhe ka marrë detyrën ministri i ri Blendi Gonxhe, ne iu drejtuam me kërkesë Gjykatës së Shkallë të Parë Tiranë për të kuptuar se kush ishin anëtarët e Bordit pas shkarkimit të znj. Margariti. Dhe përgjigja që marrim më 1 shkurt nga kancelari i Gjykatës së Shkallës së Parë, është se … “ndryshime të mëtejshme nuk ka”.
Pra, sot në rast se bëhet një mbledhje e Bordit të Butrintit, ne kemi atje katër përfaqësues privat dhe vetëm një: drejtoreshën e Institutit të Trashëgimisë Kulturore, Klesta Qiricin.
Me këtë dokument, ne kemi të vërtetuar dy lloj shkeljesh: një shkelje kushtetuese dhe një shkelje penale. Me shkelje kushtetuese ne kemi vërtetuar tashmë që Elva Margariti ka lënë shtetin shqiptar të papërfaqësuar në nivel funksionesh, por i ka përfaqësuar në nivel individësh dhe ka vendosur veten e saj. Kushtetuta e Shqipërisë nuk lejon ministrat që të kryejnë veprimtari tjetër, të jenë anëtarë të OJF-ve, bordeve, koncesioneve, të veprimtarive të tjera fitimprurëse dhe i ndalohet çdo veprimtari tjetër përveç asaj të ministrit.
Duke bërë këtë gjë, gjithashtu, tregohet se shteti shqiptar është i nënpërfaqësuar dhe shkel Konventën e Parisit që thotë se duhet të ketë rol parësor, por shkel edhe atë që është logjika ekonomike. Kur shteti shqiptar fut në këtë koncesion një pasuri me vlera të jashtëzakonshme, qindra mijëra, miliona euro, si Butrinti, dhe nga ana tjetër pala private që fut 5 milionë euro ka përfaqësim më të madh se këta që fusin më shumë para, sepse fusin vetë Butrinti me gjithë arkën e Butritnit që kishte 2.1 milion dollarë dhe gjithçka që ndodhet në pasuritë e luajtshme në pasuritë e Butrintit.
Nga ana tjetër ministri Elva Margariti, ka kryer dhe shkelje penale. Sipas këtij veprimi, nisur nga pozicioni i saj si ministre, i ka garantuar një tjetër pozicion tjetër pune vetes, përtej punës si ministre dhe këtu është edhe shkelja penale.
Ka shumë spekulime duke thënë se kjo është një OJF, por në fakt është e pavërtetë, pasi që në gërmën e parë thotë, që qëllimi është të rrisin fitimet. Ata thonë të rrisin fitimet e Butritit, por në fakt është rritja e fitimeve të koncensionarit.
Ja dhe plan biznesi i zonës A3, te plani i menaxhimit të integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit. Anëtarët marrin nga 10 mijë dollarë plus në vit dhe është parashikuar për një periudhë 7 vjeçare, që është koha që kalon nga shteti te privati.
Janë llogaritur rreth 350 mijë dollarë, ku Elva Margariti ka pjesën e vet.
Nuk duhet ngatërruar me shpenzime për stafin mbështetës së keta janë zë në vete.
Anëtari i 5-të që është ndryshuar pasi është miratuar marrëveshja në Kuvend. Edhe pse Kuvendi ka miratuar një marrëveshje me një bord të caktuar, është e hapur mundësia që Bordi të ndryshohet në çdo moment dhe jo vetëm shteti të jetë minoritar deri më sot, por nesër shteti mund të jetë edhe më keq, pasi mund të shtojnë në bordin e drejtorëve nga individë privatë për të menaxhuar Butrintin. Në këtë rast kanë shtuar drejtoreshën e Institutit Kombëtar të Trashëgimnisë Kulturore.
Drejtoresha e Institutit Kombëtar të Trashëgimnisë Kulturore, Klesta Qirici është ajo drejtoreshë që ka fshehur nga Gjykata Kushtetuese, sepse përgjigja që na erdhi ne nga UNESCO, ishte se përgjigjen ja kemi dërguar Institutit Kombëtar të Trashëgimnisë Kulturore.
Është e njëjta periudhë mes përgjigjes së raportit dhe emërimit të drejtoresësh si anëtare bordi. Pra duket si një shpërblim për të mbajtur gojën e mbyllur.
Ndodhemi përballë një prove të re që unë kam vendosur ta dorëzoj edhe në Gjykatën Kushtetuese, nisur nga fakti që kjo vërteton edhe një nga shkeljet që kemi evidentuar gjatë procesit, shkeljet kushtetuese, se si shteti shqiptar nuk është më garant për pasurinë botërore të UNESCO-s, siç është Butrinti.
Në seancën plenare ne jo vetëm do të shqyrtojmë raportin që do të vijë nga Instituti, por do të shtojmë dhe elementë të cilat lidhen pikërisht me qenien e Elva Margaritit si anëtare e bordit të Butrintit.
Siç e kuptoni këta nuk e kanë fshehur, pasi dalin edhe në foto, ku shkruhet; takim me Bordin e ADF-së, ku Elva Margariti është në krye të takimit.