Shkolla 9-vjeçare “26 Nëntori” e njësisë Nr.5 në Tiranë është lënë në harresë edhe pse kanë kaluar 3 vite nga termeti, vetëm tani kanë nisur punimet | 23 Shtator 2022

 

Prapa meje ndodhet shkolla “26 Nëntori” e njësisë Nr.5 në Tiranë. Kjo
shkollë për ironi të fatit mban emrin edhe të datës në të cilën ndodhi edhe
tërmeti i vitit 2019-të, 26 nëntor.

Që nga ajo ditë kjo shkollë është jashtë funksioni.

Sipas një vendimi të Komisionit Shtetëror të Rindërtimit, konkretisht
vendimit të numrit 32 të datës 07.07.2020 kjo shkollë kishte nevojë për
rikonstruksion.

2 vite më vonë nga ai vendim dhe 3 vjet më vonë nga tërmeti kjo shkollë
vetëm tani ka filluar punimet mbas 3 viteve dhe mbas denoncimeve të vazhdueshme
që ka bërë dega e PD-së të njësisë Nr.5.

3 vjet pa bërë asgjë!

Ndërkohë që kullat e Tiranës apo ku kanë vullnetin politikë për të ndërtuar
një shkollë nga fillimi të shembur ndërtohej për jo më pak se një vit.

Ndërkohë kjo shkollë dhe nxënësit e kësaj shkolle, mësuesit e kësaj shkolle
nuk e marrin mësimin prej 3 vitesh. Dhe janë lënë zvarrë falë një vullneti
politikë, i cili nuk i çon paratë dhe nuk kujdeset për ta arritur të bëj
shkollat sa më shpejtë, po i lë ato në harresë derisa bëhen objekt i
denoncimeve të PD-së.

Ky lloj mentaliteti ku shkollat shikohen si dorë e dytë, ku nxënësit
shikohen si dorë e dytë, ku mësuesit shikohen si dorë e dytë e ka kthyer në
rrezik arsimimin dhe e ka rritur dëshirën e shqiptarëve për t’u larguar nga
vendi dhe për të marrë një arsim cilësor.

Shqipëria është në rrezik me të tillë mentaliteti ku shkollat lihen në
arresë të fatit, ku një tërmet mjafton që 3 vite të dentisten nxënësit dhe
mësuesit e kësaj shkolle pa pasur ende një afat se kur mbarojnë punimet, se
çfarë ndodh me mësimin e këtyre nxënësve dhe këtyre mësuesve që punojnë në këtë
shkollë.

Shqipëria është në rrezik me këtë lloj qeverisje dhe arsimi është në ditën e
tij më të keqe.