Skënder Gjinushi, akademiku që bën plagjiaturë nga autorë që nuk ekzistojnë. I shiti partinë Edi Ramës dhe po përdor postin si kryetar akademie për qëllime personale | 6 shkurt 2023

Përfitoj nga rasti meqenëse jemi në këtë lidhje live për të shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit në Turqi dhe në Siri.

Dhe shërim të shpejtë ata që janë të lënduar nga kjo ngjarje tragjike ndodhur në Turqi dhe në Siri.

Ne ndodhemi këtu, siç ju e dini, në oborrin e Akademisë së Shkencave, i cili duhet të ishte në fakt institucioni që prodhonte lajme pozitive. Institucioni që prodhonte shkencë, institucioni që fliste për zhvillimet e vendit, për zhvillimet ekonomike, për zhvillimet sociale, ashtu siç jepte mundësinë që të ecnin përpara edhe në kulturën e albanologjisë, në kulturën e gjuhësisë, në gjithçka që lidhet me identitetin e historisë shqiptare.

E kundërta në fakt ndodh prapa këtyre mureve sot, ku është duke u zhvilluar mbledhja e asamblesë së akademikëve, që në një rast normal unë do të isha pjesë duke e ndjekur këtë asamble për shkak të funksioneve të mia si deputete në Komisionin e Edukimit, por është duke u zhvilluar në kushtet e një mungese legjitimiteti.

Akademikët këtu janë përballë një kryetari Akademie i cili vazhdon e mban postin në mënyrë të paligjshme. Vazhdon dhe e mban postin të padekretuar nga Presidenti i Republikës. Është një kryetar i cili sot ndodhet në Gjykatën Kushtetuese, për cilësitë e tij si kryetar, pra për funksionin e tij si kryetar dhe nga ana tjetër pres që kjo asamble sot e akademikëve të marri në shqyrtim edhe ligjin me porosi, që ka porositur Skënder Gjinushi, për dhënien e një mandati të dytë vetes së tij në krye të akademisë.

Pra, edhe pse e mban mandatin e tij sot që flasim në mënyrë të paligjshme, ka porositur një ligj me porosi nga dy deputetë socialistë për të zgjatur dhe për të pasur mundesite që të marri edhe një mandat tjetër për veten, nënkryetarin dhe sekretarin e akademisë.

Unë pres që akademikët të jenë të shqetësuar. Ata akademikë të ndershëm, ata akademikë që realisht e meritojnë këtë emër të rëndësishëm. Të jenë të shqetësuar se si sot ne kemi vetëm Skënder Gjinushin i cili përfaqëson Akademinë e Shkencave në grupin e punës për ligjin e shkencës.
Përfaqëson Akademinë e Shkencave si kryeenciklopedist.

Përfaqëson Akademinë e Shkencave si kryehistorian në projektin e historisë.
Përfaqëson Akademinë e Shkencave si kryegjuhëtar në projektin e fjalorit dhe i ka marrë të gjithha vetë, kur me cilësitë e tij njihet për Caruan-ën e Shkencës për njeriun që vetëm plagjiaturist dhe plagjiaturon nga ata të cilët nuk ekzistojnë.

Pra nga autorë që nuk ekzistojnë.

Kjo situatë në Akademinë e Shkencave bëhet edhe më e vështirë për faktin se edhe sot keni në rend dite zgjedhjen dhe shtimin e anëtarëve të asamblesë Akademisë së Shkencave, dhe z.Gjinushi ka arritur në këto vite, në paligjshmërinë e vetë, të bënte anëtarë të rinj të Akademisë së Shkencave, njerëz që e përkrahin atë, ose njerëz të ish-PS, siç e thotë edhe investigimi i BIRN.

Ish-deputetët e PS janë tashmë akademikë të Asamblesë së Përgjithshme të Akademisë së Shkencave. Dhe ndonjhër sic mund ta lexoni keni dhe arsyetime te tilla ne dhënjen e ketij titulli të rendesishem.
Një nga akademiket e mban këtë titull sot sepse ka bërë një ligj anti-kushtetues, që e lejonte Gjinushin që të vazhdonte pa dekret në krye të Akademisë.

Mos u çudisni që në mandatin e radhës të Skënder Gjinushit, të kemi akademik edhe Petro Koçin, për shkak se po bën ligjin me porosi për t’i zgjatur dhe për t’i dhënë mandatin e dytë Skënder Gjinushit.

Kjo ishte arsyeja pse unë e mendova të rëndësishme sot, në ditën që mblidhet Asambleja e Akademisë së Shkencave, ne të kërkonim nga akademikët më shumë shkencë, më shumë ligjshmëri, reflektim mbi ato që kërkon vendi, zërin e akademisë kur bëhet fjalën për koncensionet e Akademisë Kulturore, siç ishte rasti i Butrintit dhe për problemet që ka ky vend, dhe jo kapjen e një akademisë nga një person dhe përdorimin e këtij për qëllime të veta personale dhe dhënien parti borxh Edi Ramës për qëllime të tij elektorale.

.