Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Me urimin si kryetare e komisionit të Edukimit por edhe si pedagoge për një vit të mbarë akademik pedagogëve, studentëve dhe stafeve, nuk mund të mos shpreh indinjatë për planet ogurzeza të qeverisë për shkencën, universitet, pedagogët dhe studentët.
Projektligji i ri për shkencën është “thembra e Akilit” në këtë nisje të vitit të ri akademik. Institucionet e Arsimit të Lartë sot, de fakto, përbëjnë mbi 90 % të sistemit të shkencës dhe ndoshta mbi 90 % të të gjithë burimeve njerëzore që punojnë në fushën e kërkimit, zhvillimit teknologjik dhe inovacionit. Kësisoj, ky ligj që përpiqet të anashkaloj sistemin e arsimit të lartë (AL), sidomos institucionet me status ”Universitet”, apo të ul peshën e tyre në sistemin e shkencës është i gabuar dhe me pasoja për vendin.
Ministrja Manastirliu duket qartësisht që as nuk ja ka idenë arsimit por as nuk do të mësoj se ka halle të tjera të drejtimit politik të Tiranës dhe të dosjeve të SPAK.
Vetëm 60% e kuotave janë realizuar në universitete, rinia po ikën dhe nuk zgjedh të shkollohet në Shqipëri. Në Universitetin e Tiranës, në programet e mësuesisë, është realizuar vetëm 30% e kuotave, ndërsa në rrethe situata është edhe më kritike, ku ka degë me vetëm 1 student.
Për studentët nuk ka bërë kurrë asnjë politikë mbështetëse kjo qeveri. Vazhduan me kontratë detyruese dhe jo stimuluese, derisa ta shndërrojnë edhe mjekësinë në degë me rënie të rregjistrimeve. Ndërkohë studentët tanë përballojnë bashkë me familjet e tyre tarifat me te larta ne rajon. Ata përballen me mesimdhënie në kushtet më të papërshtatshme, me mungesën e laboratorëve dhe me mungesën e teksteve cilësore.
Qeveria shqiptare ka shpenzuar 3.6 euro për frymë për kërkimin shkencor në vitin 2022. Është e fundjt në Europë. Edhe i vetmi plan që ka është që edhe këto thërrime, ti monopolizoj dhe ti kontrolloj sipas orekseve politike. Pedagogët vazhdojnë të keqpaguar edhe shumē larg trajtimit me dinjitet në hierarkinë e pagave.
Si pedagoge por edhe si kryetare e komisionit të edukimit nuk do rresht të kërkuari llogari, të kërkuari buxhete më tē larta për arsimin, mbështetje për studentët, fonde për kërkimin shkencor për institucionet e arsimit të lartë dhe arsim cilësor që i përgjigjet nevojave të kohës.