Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Ina Zhupa është Doktore e Shkencave në Shkencat Politike me një studim mbi “Demokratizimin dhe Vlerat e Shoqërisë Shqiptare” duke marrë vlerësimin maksimal.
Ka studiuar për Master për Komunikimin Politik të ofruar nga Universiteti La Sapienza Romë në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës. Ka mbaruar Master Shkencash në Teori Politike dhe Bachelor në Politikë dhe Qeverisje në Universitetin e Tiranës me medalje ari. Zotëron 5 gjuhë të huaja. Pedagoge në departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës. Me përvojë në mësimdhënie në universitete shtetërore dhe private, ku ka shërbyer edhe si Dekane e Studentëve dhe Drejtuese e Zyrës së Karrierës, me eksperiencë pune me projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ka zhvilluar punë kërkimore në terren për të matur realitetin dhe për ta përpunuar atë sipas metodave të shkencave sociale duke qënë edhe autore e një libri studim mbi sjelljen votuese. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe ka publikuar artikuj shkencor në revista të njohura shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Znj. Zhupa është aktive në jetën politike, aktualisht është zgjedhur Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, për Qarkun e Vlorës. Është anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike zgjedhur me votë nga Këshilli Kombëtar dhe gjithashtu anëtare e Këshillit Kombëtar të PD.
Aktiviteti publik politik ka nisur kur ju bashkua strukturës së re me intelektual, pedagog e profesionistë që ngriti PD, në fillim të 2024, me emrin Koordinatorët Kombëtarë, ku Znj. Zhupa ishte një nga koordinatorët kombëtarë. Në shtator 2014 votohet nga Kuvendi Kombëtar i PD si anëtare e Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Znj Zhupa ka qënë zëdhënëse e PDSH, nga dhjetori 2015 deri në mars 2022. Në dhjetor 2018 votohet përsëri nga Kuvendi Kombëtar për anëtare të Këshillit Kombëtar. Me zgjedhjen si deputete në Këshillin Kombëtar 2021, Znj. Zhupa hyn sipas statutit ku gjithë grupi i deputetëve janë anëtar të Këshillit Kombëtar. Në Maj 2022 zgjidhet me votën e fshehtë të Këshilli Kombëtar, anëtare e kryesisë së PDSH, me kryetar Sali Berisha dhe vazhdon në këtë detyrë. Në parlament Ina Zhupa është kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, nënkryetare e grupit të deputeteve “Miqtë e Fëmijëve” dhe nënkryetare e grupit të deputeteve “Dialogu Qytetar për Sigurinë”.
Znj. Zhupa përfaqëson parlamentin e Shqipërisë si një nga anëtaret e opozitës për Këshillin e Stabizimin Asociimit BE-Shqipëri. Denoncuese e fortë e aferave të qeverisë, ka qëne anëtare e dy komisioneve hetimore të ngritura me kërkesën e opozitës, komisioni hetimor “Për Incenetarorët” dhe “Për kontratat koncensionare në shëndetësi”.
Përfaqëson qarkun e Vlorës dhe është e deleguara e kryesisë për degët Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol. Si deputete ka bërë betejë ligjore në Gjykatën Kushtetuese për koncensionin e Butrintit, Akademinë e Shkencave, Zonat e Mbrojtura. Në kuvend advokon e lirisë së medias, të drejtat e gazetarëve, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe cilësinë e arsimit.
Ina Zhupa spikat në një opozitë të fortë më denoncime të bazuara ne fakte dhe dokumenta shtetëror për abuzimet e pushtetit, me daljet mediatike me intervista dhe debate publike dhe me organizimin e dalluar në strukturat e Partisë Demokratike të Shqipërisë.