Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Interpelancë me ministren Kumbaro në lidhje me ligjin e ri “Për Zonat e Mbrojtura”
Ne nuk mund t`i lëmë trashëgimi brezave të ardhshëm resortin privat të oligarkut, nuk mund ti lëmë trashëgimi brezave të ardhshëm një parking nëntokësor, një hotel dhe një vilë, në vend të një lagune, të një liqeni, apo një mjedis natyror të mbrojtur.
Sepse kështu kemi shkatërruar parimet e solidaritetit të brezave, kemi shkatërruar mjedisin dhe kemi bërë një dëm që nuk ka hapa mbrapa.
Këtë dëm do ta paguajnë fëmijët tanë, nipërit tanë, ata që do të jetojnë në një Shqipëri shumë më të keqe se si kemi jetuar ne.