Konferencë me gazetarët nga selia e Kuvendit, mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Butrintin – 31 Maj 2024

Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj në këtë konferencë me mediat, sepse është një ceshtje e interesit publik që ka rreth 2 vjet në fakt që unë përpiqem të informoj nëpërmjet jush të gjithë opinionin publik, gjithë shqiptarët të cilët kanë një sensibilitet kur vjen puna tek identiteti, tek trashëgimia dhe tek mbrotja e saj.

Vetëm dje është zbardhur më në fund vendimi i Gjykatës Kushtetuese, një vendim i cili rezulton të jetë kundra Kushtetutës, kundra interesit publik, kundra mbrojtjes trashëgimisë kulturore, kundra Butrintit dhe një precedent i rrezikshëm për teashëgiminë kulturore sot dhe nesër.

Ky vendim është marrë me një shumicë të brishtë në fakt, me një shumicë 5 me 4, ku dua të theksoj 2 element shumë të rëndësishëm për të cilat kam dal edhe sot përveç se pjesën e vendimit.Dua të të thelsoj së në nëntor 2023, në seancën plenare në Gj. Kushtetuese si përfaqësuese e palës kërkuese, kam kërkua përjashtimin e 3 gjyqtarëve, konkretisht: znj. Holta Zaçaj, z. Gent Ibrahimi dhe gjyqtarin z. Sandër Beci.

Sigurisht ne më atë kohë nuk kishim indicje se si do të ishte vendimarrja sot por kishim indicje për konfliktin e interesit dhe për sjelljen aspak institucionale dhe proceduriale që këta gjyqtar kishin mbajtur gjatë kohës së seqncave gjyqësore në Gj. Kushtetuese.

Z. Gent Ibrahimi është i faktuar njohja e tij dhe marrëveshja që ka bërë menpërpara si kreu i KLP me 2 CEO-t e Fondacionit AADF, me z. Martin Mata dhe z. Sandër Carapuli duke tejkaluar dhe kompetencat e tij si kreu i KLP-s në atë kohë.

Kjo gjë ne na vinte në dyshim si e njëjta miqësi që troksite grushtet me njëri tjetrin në fotot që ne i kemi bërë publike, do të vazhdonte të shtrihej dhe në vendimarrjen për një ceshtje ku ata ishin të përfshirë drejtpërdrejt si naëtarë të bordit të koncensionit Butrintit. 

Dhe fakti mesa duket e tregoj. 

Zonja Olta Xhaçka… ndjes znj. Holta Zaçaj se në fakt kanë dhe ngjashmëri në pakushtetuëshmërinë të dyja, të dyja në fakt janë kundra interesit publik dhe Holta e Gj. Kushtetuese fatkeqsisht nuk arrit dot të ngrihet në nivelin që duhet të ketë si Kryetar e Gjyktës Kushtetuese.

Shkeli gjatë gjithë kohës procedurat dhe kaloj edhe ne fazën finale të parashtrimeve finale pa bërë fazën e administrimit të provave.Sot ne marrim vesh nga vendimi një fakt tjetër, që gjykata ka marrë shkresa ngq Bashkia Sarandë dhe ka komunikuar me Bashkinë Sarandë medemek për të kultuar nësë janë shkelur kompetencat dhe siç e detyron ligji ata duhet të na vinin në dijeni për cdo shkresë që marrin palët sidomos kërkuesi që edhe ne të japim opinionin tonë.

Ne me përgjegjësi të pkotë t’ju themi se deri më sot nuk kemi marrë nga Gj. Kushtetuese asnjë shkresë me asnjë datë, me asnjë nr. protokolli ku të marrim komunikimin e tyre me Bashkinë Sarandë. 

Dhe ky komunikim sipas tyre ka shërbyer që të mos shikonim pastaj mospërputhje midis marrëveshjes, ligjith dhe Kartës Europiane të Autonomisë Vendore.

Fatmirësisht 4 gjyqtarë, 4 gjyqtarë që dua të nenvizoj për Ju, janë të vetmit gjyqtarë që kanë gjykuar dhe më parë, janë gjyqtarë që vijnë nga karriera si gjyqtarë, nuk janë si gjyqtarë që vijnë aty nga konjektura politike dhe nuk i kanë rënë ndonjëher çekiçit gjyqtar dhe tani janë gjyqtarq tq gjykatës kushtetuese.Katër gjyqtarë më me eksperjencë, 4 gjyqtarë që vijnë me ekpsperjencën e tyre si gjyqtarë, kanë vendosur PRO BUTRINTIT, PRO KËRKUESIT, PRO MBJOTJES SË IDENTITETIT,  KUNDËR KONCESIONIT.

Kanë argumentuar në mënyrë brilante se si janë shkelur kompetencat e Kuvendit të Shqipërisë, si janë shkelur identiteti, mbrojtja e identitetit trashëgimisë kulturore dhe se si kjo marrëveshje as nuk duhet të ishte fare një ligj i Kuvendit të Shqipërsië.

Unë dua t`i bëj sot një falenderim publik 4 gjyqtarëve që u ngriten në lartësinë e detyrës, që qëndruan krah mbrojtjes së identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kulturore dhe në mbështetje të asaj që kërkon populli shqiptar, mbrojten e identitetit dhe historisë së vet.

Falenderoj gjyqtarën relatore, zonjën Sonila Bejtja, falenderoj gjyqtarën e Gj. Kushtetueses zonjën Marsida Xhaferllari dhe 2 gjyqtarët, zonjën Elsa Toska dhe gjyqtarin zotin Ilir Toska.Të katërt kanë shprehur mendim pakice teksa nuk bien dakord me shumicën që çdo marrëveshje sipas tyre nuk prek rolin parësor të shtetit, nuk prek identitetin.

Do desha të ju citoj për trasparencë të publikut 2 pjesë të rëndësishme të arsyetimeve nga 2 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese pa dashur të harroj tjerët sepse vendimi është 80 faqe dhe nuk është e mundur që të lexonim gjithcka që ka ky vendim.

Gjyqtarja relatore, në fakt që edhe për traditë është gjyqtari që njeh më mirë çeshtjen sepse merret me çeshtjen nga themeli dhe ngre dhe opinionin për të cilën duhet të bazohen edhe gjyqtarët e tjerë pikërisht gjyqtarja Znj. Sonila Bejtja shkruan në paragrafin nr. 22:

“Roli kontrollues i shtetit nuk garantohet as në drejtim të pjesëmarrjes së tij në fondacion dhe as në drejtim të rolit të Ministrisë së Kulturës sipas marrëveshjes. Përbërja e organeve drejtuese të FMB-së ka zhveshur tërësisht përfaqësimin e shtetit në këtë entitet. Jo vetëm që pjesëmarrja e shtetit është në numër të vogël (dy përfaqësues nga pesë të tillë, pra në pakicë edhe në vendimmarrje), duke e bërë rolin e tij të dobët dhe pa asnjë të drejtë vetoje, ku, për më tepër, vetëm njëri nga anëtarët përfaqësues në bord është me veshje publike, por ajo çka është më e rëndësishme, në organet e këtij fondacioni mungojnë tërësisht kapacitetet dhe ekspertët e fushës, profesorë ose studiues, çka minimalisht mund të kishte garantuar një lloj kontrolli të këtyre ekspertëve ndaj vendimmarrjes së FMB-së”

është e shprehur nga gjyqtarja relatore.

Gjyqtarja relatore vë përsëri në dukje këtë gjë:

Roli parësor i shtetit është cënuar dhe roli parësor i shtetit është i shkruar e zeza në të bardhë në Konevtenë e Parisit dhe detyrimisht dhe në Kushtetuten e Shqipërsie e cila thotë që duhet zbatuar konventat.

Gjyqtarja Bejtja ndër të tjera shkruan (pika nr.18)
Vlerësoj se titulli i pronësisë mbi pasurinë në fjalë është i vetmi tagër pronësie që i ka mbetur shtetit si pronar, pasi,në fakt, ai është zhveshur nga çdo tagër tjetër si i tillë dhe nuk ka asnjë të drejtë tjetër përveç titullit të kësaj pronësie mbi pasurinë universale, ndërkohë që as Kushtetuta, as Konventa nuk e lejojnënjë formë të tillë administrimi. Dhënia e të drejtave ekskluzive dhe reale për pasurinë kulturore të paluajtshme, që përfshijnë të drejtën e posedimit, gëzimit të qetë dhe të plotë nga FMB-ja, jo vetëm që shkojnë tej kufijve të administrimit për qëllime të ruajtjes dhe mbrojtjes, por në thelb përbëjnë zhveshje të shtetit jo vetëm nga tagrat e gëzimit të pronësisë, por edhe nga atributet e tij si sovran.

Pra thelbi i gjithë debatit është pikërisht kjo se sa shteti arrinë të mbrojë trashëgiminë e vet si sovran dhe me tagra të plotë si pasuri shtetërore dhe nuk zëvëndësohet nga një koncesionar, nga një identitet privat i cili merr tagrat e shtetit në pasurinë që i takon gjithë qytetarëve shqiptarë por dhe brezave të ardhshëm.

Po ashtu dua të ndaj dhe 2 momente të tjera nga gjyqtarja zonja Marsida xhaverllari e cila në pikën nr.16 shkruan:

“Ndaj qëndrim të ndryshëm me shumicën, pasi vlerësoj se roli parësor i shtetit nuk është garantuar në rastin konkret për këto dy arsye: së pari, administrimi i pasurisë kombëtare me vlera universale është fragmentarizuar, që sjell rrezik të qenësishëm në konservimin e integruar të saj; së dyti, për një pjesë ai është lejuar të kryhet nga një entitet i së drejtës private”.

Pra një pronë publike, drejtohet nga një entitet i të drejtës private.

Zonja Xhaferllari jep një rëndësi të veçantë edhe ajo Raportit të UNESCO të cilin unë e vura dhe në dispozicion të medias për të kuptuar se si UNESCO ishte kundra këtij koncesioni.

Me tej shprehet gjyqtarja:

“Është e qartë se fragmentarizimi i administrimit të pasurisë krijon pasiguri në përmbushjen e përgjegjësive dhe të roleve në procesin e konservimit, që prek cilësinë dhe eficencën e procesit të konservimit”.

Gjyqtarja vë në dukje që pala Këshilli i Ministrave ka fshehur Raportin e UNESCO dhe kjo sjellje në vlerësimin tim thotë gjyqtarja Xhaferllari “ Krijon dyshimin e arsyeshëm se autoritetet publike, të cilat u provua se ishin informuar dhe u ishte

komunikuar ky dokument në kohën e duhur, jo vetëm që kanë qenë në dijeni të problematikave të modelit të administrimit të Parkut të Butrintit, por edhe se ato kanë kuptuar pasojat antikushtetuese të tyre.

Pra e dinin shumë mirë që po bënin një akt anti-kushtetues dhe këtë e thoshte edhe UNESCO dhe prandaj e fshehën atë.Sot, përveçse të bëja një transparencë të mendimit të 4 gjyqtarëve të cilët shprehen mendim pakice, kam ardhur të ju them hapat e rradhës që do të ndjekim për mbrojtjen e trashëgimisë tonë kulturore, e trashëgimisë tonë e cila është vlerë e jashtëzakonshme universale për të gjithë njerëzimin për Butrintin.

E para tashmë që kemi edhe vendimin do të duhet që t`i drejtohemi me një padi SPAK-ut për të gjykuar SPAK një veprimtari e organeve shtetërore që në momentin e fillimit të kësaj marrëveshje.

Veprimtarinë e AADF-s në lidhje me këtë marrëveshje dhe veprimtarinë e 3 gjyqtarëve të cilët për ne janë në konflikt të pastërt interesi.

Është e rëndësishme në fakt vetëm një pyetje për gjithë qytetarët:

a quhet korrupsion nëse paguhet 250.000 euro për të hartuar një ligj nga i cili përfiton vetë krijuesi i ligjit dhe pastaj merr Butrintin ?

Dhe kjo është një pyetje që do t`i drejtohet SPAK-ut.

A quhet korrupsion që të paguash të marrësh një ligj që ti të marrësh një dicka për vete ?!

KJO KA NDODHUR!

Fondacioni AADF ka paguar 250.000 euro për të bërë ekspertizën e ligjit për trashëgiminë kulturore që i hapte rrugë kocensionit, ka paguar planin e menaxhimit dhe e ka marrë vetë Butrintin.

Nëqoftëse kjo konsiderohet e ligjshme për SPAK-un të na e thonë dhe të bëhet një metodë pune ku gjithë oligarkët, të gjithë fondacionet të vijnë të blejnë ligje dhe ta kthejmë Kuvendin në një dyqan llgjesh sipas interesave të oligarkëve dhe të marrin pas Butrintit këdo pronë shtetërore që duan.

Të paguajnë një ligj dhe ta marrin.

Besoj kjo nuk është forma që punon ligjvënja në shqipëri, nuk është forma të cilën SPAK do ta konsideroj formë ligjore dhe prandaj kemi detyrimin që tashmë procesi kushtetues u mbyll, tashmë dokumentat e Gjykatës Kushtetuese dhe cenet e procesit kushtetues ne t`i drejtohemi SPAK.

Gjithashtu bashkë me avokatët, jam duke punuar me idenë që mund t`i drejtohemi me një padi në Gjykatën Europian të të Drejtave të Njeriut në Strasburg sepse bëhet fjalë dhe për shkelje dhe të të drejtave të njeriut dhe gëzimi i përbashkët i trashëgimisë kulturore është një e drejtë e njeriut por gjithashtu dhe për shkak të shkeljes proceduriale që kanë bërë në gjykimin kushtetues, Gjykata Kushtetuese, kryesuar nga zonja Holta Zacaj.

Për të gjitha këto unë do të ju mbaj gjatë të gjithë kohës në informim dhe mendoj që është e udhës që Shqiptarët të kuptojnë që pse është kaq e rëndëishme lufta që bëhet për një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, lufta që Ju keni parë se si e çonin një kandidate që të betohej edhe tek noteri buzë lanës, sepse një gjykatës i gjykatës kushtetuse mund të ktheje balancën, mund të japi ato vendimet 5 me 4 që janë kundra interesit publik, që jane pro qeverisë dhe që te bëhet vegël pavarësisht se cfare thot Kushtetuta e vendit.

Ndaj dhe proceset e zgjedhjes se gjyqatrëve të Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë procese që monitorohen me vëmendje me të lartë nga mendja pa e lejuar të cedojë nga procedura e paligjshmëria sepse prodhojnë më pas të tilla vendime.

Ju faleminderit !