Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
“Veprime të dyshimta për të shtënë në dorë Butrintin; Larg duart nga pasuritë publike të shqiptarëve!”- thuhet në peticionin e shqiptarëve të Amerikës, me në krye presidentin e Ligës, ish kongresmenin Joe DioGuardi!
Teksti i plotë në shqip:
Drejtuar Bordit të të Besuarve të Fondacionit Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit
– Michael D. Granoff, Kryetar, dhe
– Jill Adler, Dianne Blane, Ron Cami, Douglas C. Carlston, Steve Eastman, William Schwab, Elisabeta Gjoni, Aida Repishti, të Besuar
Kontakti: Florinda Qello
780 Third Avenue, 46th floor
New York, NY 10017
Ne jemi një bashkim qytetarësh amerikanë me prejardhje nga Shqipëria, që jemi të shqetësuar dhe po ushtrojmë të drejtat tona kushtetuese të lirisë së fjalës dhe të tubimit. Ne shprehim tronditjen tonë më të thellë për veprimet dhe aktivitetet e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit [AADF].
Ne jemi të shqetësuar për veprimet shumë të dyshimta të AADF-së në Butrint dhe në vende të tjera të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, sikurse janë publikuar nga UNESCO-ja dhe Zëri i Amerikës.
Ne kemi dijeni se AADF-ja ka shpenzuar më shumë $300,000 për të paguar dy plane të menaxhimit të integruar për Butrintin, ku i dyti “ka akomoduar” qëllimin e saj për të shtënë në dorë Butrintin.
Ne kemi dijeni se AADF-ja ka shpenzuar më shumë se $50,000 për të paguar dhe për të lobuar për ligjin shqiptar të trashëgiminë kulturore, që i mundëson asaj të shtjerë në dorë Butrintin përmes një fondacioni të dedikuar, të cilin ajo e kontrollon.
Ne besojmë se në dy vitet e fundit AADF-ja ka paguar dhjetra mijra dollarë të tatimpaguesve amerikanë për tarifa avokatore dhe ekspertësh për mbrojtjen para Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë të skemës së vet të paligjshme për të shtënë në dorë Butrintin.
Ne besojmë se në dy vitet e fundit AADF-ja ka harxhuar dhjetra mijra dollarë të tatimpaguesve amerikanë për të financaur buxhetin dhe pagat e të ashtuquajturit “Fondacion për Menaxhimin e Butrintit”.
Përveç asaj që duket si përpjekje të paligjshme dhe veprime tejet të dyshimta për të shtënë në dorë Butrintin, AADF-ja është përfshirë edhe në pasuritë e Trashëgimisë Botërore të Liqenit të Ohrit, të Berat / Gjirokastrës, si dhe në Amfiteatrin e Durrësit, i cili është në Listën Rezervë të Pasurive të Trashëgimisë Botërore. Lidhur me këtë, ne kurrsesi nuk pajtohemi me përfshirjen e AADF-së në çdonjërën nga pasuritë e Trashëgimisë Botërore të Shqipërisë, pasi kjo është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjet dhe politikat e SHBA-së, sipas të cilave Parqet Kombëtare në SHBA kontrollohen dhe menaxhohen ekskluzivisht nga Qeveria e SHBA-së përmes agjencisë shtetërore Shërbimi Kombëtar i Parqeve, dhe jo pra nga ndonjë entitet privat.
Përfshirja e AADF-së në trashëgiminë kulturore të Shqipërisë përbën shkelje të Konventës së UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore të vitit 1972, e cila u mbështet mbi modelin tonë amerikan sikurse u konceptua nga Presidenti Teddy Roosevelt dhe sikurse u promovua nga Presidentët John Kennedy dhe Richard Nixon. Në shtator 2023 AADF-ja u kritikua tërthorazi nga UNESCO për shkak të angazhimit të saj në Liqenin e Ohrit. Si pasojë, Liqeni i Ohrit mund të vendoset në Listëh e Pasurive të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
Ne i kujtojmë Bordit të të Besuarve të AADF-së se – me detyrim ligjor – AADF-ja duhet të angazhohet vetëm në “zhvillimin e sektorit privat”. Rrjedhimisht, AADF-ja nuk ka punë brenda perimetrit të pasurive të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë – të cilat janë të gjitha pasuri publike – dhe duhet të qëndrojë sa më larg tyre.
Ne i bëjmë thirrje Kryetarit të Bordit të AADF-së, Z. Michael Granoff të japë menjëherë dorëheqjen nga qëndrimi i tij paarsyeshmërisht i gjatë prej mëse 25 vjetësh në krye të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve [Albanian American Enterprise Fund – AAEF] dhe të AADF-së.
Ne i bëjmë thirrje Bordit të të Besuarve të AADF-së që të largojë menjëherë nga detyra Zz. Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, për çka duket se janë veprimet e tyre të papërgjegjshme dhe të pakujdesshme në dëmtimin e pakthyeshëm të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.
Ne i bëjmë thirrje Bordit të të Besuarve të AADF-së që të punësojë një Drejtor të Vetëm Ekzekutiv, që preferohet të jetë i lindur në SHBA, dhe të jetë i arsimuar, i kualifikuar dhe të ketë fituar përvojë profesionale në SHBA, sikurse ka qenë rasti para vitit 2013, i cili/e cila Drejtor i Vetëm Ekzekutiv do të udhëhiqte dhe orientonte operacionet e AADF-së në pajtueshmëri me ligjet, praktikat, etikën dhe parimet amerikane.
Ne i bëjmë thirrje Bordit të të Besuarve të AADF-së që të angazhojë sa më parë një kompani kontabiliste / auditimi të bazuar në SHBA – sidomos një nga “Katër të Mëdhatë” të lokalizuara në New York City – tê cilat të nisin pa vonesë një auditim të plotë të operacioneve të AADF-së për 10 vitet e fundit.
Ne i bëjmë thirrje Bordit të të Besuarve të AADF-së që të tërhiqet zyrtarisht nga Marrëveshja e vitit 2021me Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë që mundësoi marrjen në dorë të Butrintit nga një fondacion i dedikuar i kontrolluar nga AADF-ja.
Ne besojmë se veprimet e AADF-së në Shqipëri dëmtojnë reputacionin, prestigjin dhe interesat e Shteteve të Bashkuara. Ne besojmë se Qeveria e Shteteve të Bashkuara duhet ta shkrijë AADF-në dhe fondet e saj t’i kthehen Thesarit të SHBA-së dhe popullit shqiptar, i cili ka kontribuar në suksesin e Fondit.
Si shtetas të shqetësuar amerikanë, ne rezervojmë të drejtën që këto çështje t’i ngremë me administratën e SHBA-së dher me Kongresin Amerikan, në rast se nuk marrim përgjigje të kënaqshme nga Bordi i të Besuarve i AADF-së.
Hon. Joseph J. DioGuardi
President dhe dhe Themelues
Liga Qytetare Shqiptare Amerikahe
PO Box 70
Ossining, NY 10562
USA