Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Pavarësisht se propozimi im ligjor mbështetet në rekomandimet e organizatave ndërkombëtare për lirinë e medias, në raportet e Komitetit Shqiptar të Helsinkut, në raportet e Safe Journalist; Pavarësisht se Shoqatat e gazetarëve dhe gazetarët të pyetur nga Zëri i Amerikës por edhe në biseda me mua e kanë përshendetur nismën si pozitive për ta ata e rrëzuan pa asnjë argument llogjik.
Argumenti i vetëm ishte se gjyqtarët vetë do e dinë që ata janë gazetar dhe do përdorin rrethanat e rënduara për shkak të profesionit të tyre. Arsyetim absurd, që këtë mbrojtje mos tja u garantoj ligjvënësi në mënyrë të barabartë për të gjithë por ta lërë në gjykime individuale të gjyqtarëve.
Fatkeqësisht vitet e fundit, mjaft gazetarë, sidomos ata të kronikës dhe investigativ janë larguar nga Shqipëria për të kërkuar azil jashtë vendit për shkak të kërcënimeve që kanë marr. Shumë gazetar janë goditur, janë dhunuar, janë kërcënuar dhe janë sulmuar edhe me armë drejtt banesave të tyre. Gazetarët duhet të shikohen si aktor në shërbim publik dhe kërkues të së vërtetës dhe duhen trajtuar me mbrojtje të vecantë nga ligjvënësi.
Ndryshimet ligjore që unë propozova përmirësonin Shqipërinë në indikatorët e raporteve kombëtare dhe ndërkombëtare, përmirësonin klimën e punës për gazetarët dhe mbrojtjen e tyre, shkurajonin ata që shikojnë gazetarët si armiq.
Kjo mazhorancë ka fobi nga gazetarët e lirë dhe nga propozimet e opozitës, kartonin dhe dorën e ngrejnë vetëm pro qeverisë.