Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Ditën e djeshme sëbashku me kolegun Edmond Spaho dhe Avokatët Agron Alibali dhe Franc Nuri morëm pjesë në seancën e katërt gjyqësore publike në Gjykatën Kushtetuese për koncesionin e Butrintit
Kërkuam përjashtimin e tre anëtarëve të trupës gjyqësore: zj.Holta Zaçaj, z.Gent Ibrahimi dhe z.Sandër Beci për sjellje apo vendime që vendosin në dyshim paanshmërinë e tyre në këtë proces. Shkaqet mbi të cilat kemi kërkuar përjashtimin kishin të bënin me sjellje dhe veprime të kryetarit që qartësisht duken se kanë favorizuar pozitën e Këshilli i Ministrave në proces, ashtu sikundër këta gjyqtarë përmes vendimarrjes së tyre për të refuzuar kërkesën tonë që të administrohet nga qeveria një provë e re në proces kanë shfaqur shenja të dukshme njëanshmërie.
Gjithashtu kërkesa jonë për përjashtim u parashtrua dhe për disa rrethana që evidentojnë njohje të qëndrueshme të mëparshme deri në tejkalim kompetencash në rastin e gjyqtarit Ibrahimi me individë drejtues të organizmave palë të lidhura me procesin, apo sjellje të kryesueses së trupës gjyqësore (zj. Zaçaj) që favorizonin procedurialisht palët e tjera në proces.
Për shkak të këmbënguljes sonë Gjykata në këtë seancë pranoi kërkësen tonë për të marrë si provë në proces dhe Raportin që UNESCO pritet të miratojë për Butrintin lidhur me misionin që kjo organizatë ka realizuar në Tetor 2022.
Pranimi i kësaj kërkese të drejtë duket një vendimarrje e sforcuar prej Gjykatës Kushtetuese, pasi është i çuditshëm fakti se gjykata i vendosi një afat kohor edhe vet UMESCO-s. Gjykata vendosi që do ta administrojë këtë Raport si provë vetëm nëse ky Raport do të publikohet nga UNESCO deri në 30 nëntor, në të kundërt gjykata nuk do ta presë këtë provë qoftë dhe 1 ditë më vonë.
Kjo vendimarrje e fundit e gjykatës vlerësuar me vendimarrjen e mëparshme të saj për të mos e pezulluar zbatimin e koncesionit të Butrintit, përbën një rrethanë shqetësuese për ne si palë kërkuese që rrezikon shqyrtimin e drejtë objektiv dhe të pandikuar të kësaj çështje kushtetuese me interes të lartë publik kombëtar.
Nga njera anë qeveria në këtë proces gjyqësor neglizhon autoritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk i vendos asaj në dispozicion provat e komunikimit me UNESCO sepse gjoja i ishin zhdukur e-mailet, ndërkohë që nga ana tjetër Gjykata, vendos që të marrë si provë në proces Raportin e UNESCO që pritet te miratohet së shpejti nga kjo organizatë, vetëm ky raport do të publikohet on-line brenda datës 30 nëntor 2023.
Në kushtet kur Gjykata Kushtetuese ka rrezuar kërkesën për pezullimin e ligjit, çdo nxitim për ta mbyllur kete proces gjyqësor një orë e më parë pa siguruar provat vendimtare nga UNESCO duket se është një veprim i pajustifikuar!