Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Në një seancë maratonë në Gjykatën Kushtetuese nga ora 10:00 deri në orën 19:00 zhvilluam parashtrimet e para në lidhje me koncensionin e Butrintit.
Këshilli i Ministrave nuk ka zbatuar ende vendimin e ndërmjetëm për sjelljen e materiale dhe komunikimeve me UNESCO.
KLSH sot ka humbur besueshmërinë si organ i pavarur, pasi ndryshe nga sa kishte sjellë në Gjykatën Kushtetuese një opinion që ishte kundër ligjit dhe kërkonte rrëzimin e ligjit, pa ndryshuar asgjë KLSH ndryshoi qëndrim sepse kështu ka marrë një komunikim me Elva Margaritin. Komunikimi për mendimin tim nuk është asgjë më shumë sesa një kërcënim apo një rrugë tjetër jo ligjore që nuk ka të bëjë me thelbin e ligjit.
E zhgënjyer si një institucion i pavarur bie në këto nivele që për të njëjtin ligj të ndryshoje qëndrim në seancë pa vënë në dijeni palët me shkrim. Kërkojnë “interpretim pajtues” duke kërkuar dorë në zemër që gjykata të gjej një rrugë që ata të auditojnë por pa pasur guxim të kërkojnë dhe njëherë rrëzimin e ligjit.
Ne do vazhdojmë gjykimin, kemi afat deri më 6 tetor për të paraqitur listën e provave, për të paraqitur pyetjet që i kemi dërguar palëve dhe të paraqesim përgjigjet me shkrim që sot ishin në ngritur nga gjykata.
Ajo që unë garantoj është se Butrinti do të fitojë, dhe ne këtë betejë do ta fitojmë. Gjykata Kushtetuese është para provave të pakundërshtueshme sesi është cënuar kushtetuta e Shqipërisë, konventa e Parisit, karta e autonomisë vendore dhe si rrezikohet trashëgimia jonë me këtë koncesion famëkeq në Butrint.