Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Paketa e maleve ose paketa e tjetërsimit të pronës private. Për ata që nuk kanë para të investojnë në pronat e tyre, për ata që nuk ndërtojnë dot resorte, agroturizëm apo çdo lloj aktiviteti tjetër ekonomik, për ata nuk ka pronësi.
Për ata nuk ka toka!
Vetëm të pasurit, ata që kanë para të investojnë, ata që janë miqtë e Edi Ramës.
Ata mund të gëzojnë, përveç tokave publike që ua dhanë për një copë buke, tanimë do t’u japin edhe tokat private, me justifikimin se këta i punojnë. Ky është fundi i shtetit ligjor!
Është fundi i Kushtetutës dhe është fundi i respektimit të pronës si një e drejtë e shenjtë.
Paketa e maleve u nis dhe u zbatua me idenë që do të ndërtoheshin dhe do të rivitalizoheshin malet shqiptare,
atje ku nuk kishte kërkesë për të ndërtuar apo për të jetuar.Ndërkohë, nga malet i zbritën në fusha, në kodra, në bregdet dhe kudo, vetëm e vetëm për të vjedhur tokën e njerëzve të ndershëm, që ndoshta janë në pamundësi ekonomike.
Paketa e maleve është paketa e vjedhjes së madhe!


