Në mbështetje të banorëve të lumit të Vlorës. Kundër projektit që çon ujin te oligarkët | 10 Mars 2024

Për të furnizuar me ujë investimet strategjike në Himarë, shkatërrohet mbrojtja e Parkut Kombëtar Vjosë dhe e ardhmja ekonomike dhe sociale e banorëve të luginës së Shushicës!

Banorët e 35 fshatrave të luginës së Shushicës protestuan sërisht në Urën e Peshkëpisë në Selenicë, kundër projektit të devijimit të ujit nga burimi për qëllime klienteliste të Ujësjellësit të Himarës.

Shpreh mbështetjen për protestën e drejtë të banorëve që ju cënohet jetesa normale e lidhur me ujin e Shushicën, për bagëtitë, për vaditje,etj. Si dhe vendosmërinë për mosprekjen e mbrojtjes që duhet kishte Shushica si degë e lumit Vjosa.

Ky projekt, në shërbim të oligarkëve është një nga dhjetra që do prekin zonat e mbrojtura dhe jetesën e komuniteteve rreth tyre, pikërisht si rezultat i ligji korruptiv, klientelist dhe antikushtetuese si ligji i ri për zonat e mbrojtura.

Larg duart nga Zonat e Mbrojtura!