Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Që në ditët e para kur sapo u depozitua nisma e 12 deputetëve “ Për Zonat e Mbrojtura” kemi denoncuar që do ishte një masakër mjedisore, në dëm të interesit publik dhe shkatërruese për këto zona.
Me miratimin e draftit final, është e qartë se çdo cep, çdo sipërfaqe e zonave të mbrojturave mund të shndërrohet në beton, në resort, në kasino, në biznese për oligarkët, mjafton të jesh klient i pushtetit dhe të jap miratimin Rama.
Ky ligj është kundështuar ashpër nga ekspertët mjedisor, nga ambjentaliste, organizata të shoqërisë civile sepse është rrënimi i mbrojtjes që duhet kishin këto zona, ku betonizimi duhet ishte fjala e ndaluar dhe jo qëllim në vetvete sic eshte tani.
Sot zyrtarisht në emër të Partisë Demokratike, i drejtohem Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të respektoj pozicionin e tij kushtetues dhe të kthej ligjin në kuvend. Presidenti nuk mund të zgjedhi të hesht dhe të fshihet kesaj rradhe, sepse duke mos e kthyer në kuvend do bëhet palë me një ligj klientelist, kundra interesit publik, kundra kushtetutës dhe kundra standarteve të Bashkimit Europian.
Delegacioni i Bashkimit Europian kërkoi qe te merren ne konsiderate shqetesimet e shoqerise civile dhe te rihapet procesi i konsultimit. Ai kerkoi qe ne kuader te procesit te integrimit qeveria duhet t’i kushtoje vemendjen e duhur direktivave te BE per mjedisin. Presidenti i Shqipërisë ka mundësinë që me kthimin e ligjit, të kërkoj konsultim publik, konsultim me ekspertët e Bashkimit Europian, respektimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, respektimin e konventave që ka ratifikuar Shqiperia dhe respektimin e Kushtetutës.
Ky është një ligj që zhduk zonat e mbrojtura dhe i lë ato si koncept vetëm në letër, është një ligj që përfitojnë vetëm oligarkët dhe shkatërrohet trashëgimia natyrore, flora, fauna, ekosistemi i vendeve më të begata dhe më të bukura të Shqipërisë.
Beteja jonë kundra këtij ligji shkatërrimtar do vazhdoj në Gjykatën Kushtetuese, nëse presidenti nuk kryen detyrën e tij,. Por është në dinjitetin e institucionit të Presidentit që të jetë palë me Kushtetutën dhe jo me pushtetin që nuk argumenton dot një arsye ligjore apo të interesit publik pse duhen shkatërruar zonat e mbrojtura.
Është në nderin e Presidentit që mos kthej ligje vetëm kur prekin pozicionin e tij, si ligji i dekoratoave dhe të hesht kur preken studentët, kur preket shkenca dhe akademia, kur preket e drejta për të hetuar keq-qeverisjen dhe vjedhjet, kur preket territori i Shqiperisë.
Heshtja është bashkë fajësi. Ju duhet të shpreheni duke e kthyer këtë ligj sepse ështe në rrezik e ardhmja e Shqipërisë.