Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Faleminderit e nderuar kryetare,
Dua të përfitoj nga rasti duke qenë se ndryshimet që unë sjell në Kodin Penal lidhen me mediat, gazetaret, të dënoj sot publikisht sulmin e ndodhur sot ndaj mediat kombëtare Top Channel.
Një akt terrorist, një akt i pashembullt dhe goditje ndaj një institucioni të pushtetit të katërt sic është Top Channel. Dhe sot pikërisht ndryshimet që unë dua të sjell në kodin penal kanë ardhur si domosdoshmëri e dy faktorëve kryesor.
E para, të gjendjes dhe krimeve që po ndodhin ndaj gazetarëve dhe për të cilat unë do t`i sqaroj pak më poshtë dhe e dyta për shkak të rekomandimeve të faktorit ndërkombëtar sa herë që bën raportime ne lidhje me Shqipërinë, ne lidhje me lirinë e medias.
Konkretisht projektligji im synon që kulturës së pandëshkueshmërisë kur bëhet fjalë ndaj abuzimit me gazetarët, ndaj kanosjes së gazetarëve, ndaj plagosjes së gazetarëve, ndaj kërcënimit gazetarëve, në një farë mënyre t`i japim fund por edhe të vëmë ne një gurë themeli për të forcuar legjislacionin shqiptar në këtë rast Kodin Penal.
Vjen nga ana ime si propozim për shkak të lidhjes edhe të punës dhe të profesionit tim shumë të ngushta me gazetarët për faktin që jam edhe anëtare në Komisionin të Medias dhe ndaj kam sjellë edhe këto ndryshime në lidhje me kodin penal.
Punonjësit e medias në Shqipëri përballen me sulme dhe përpjekje për censurë që sipas gazetarëve dhe përfaqësuesve të organizatave të medias kalojnë dhe pa u ndëshkuar. Shqetësimet janë ngritur dhe nga Këshilli i Europës dhe nga organizata të tjera të mbrojtjes së mediave vendase dhe të huaja.
Organizata “Safe Journalist” ka vetem për vitin 2021, se për 2022 nuk ka dal akoma raporti, ka evidentuar 6 raste të dhunës ndaj gazetarëve të cilës ende nuk janë zbardhur dhe askush nuk është ndëshkuar dhe jemi në vitin 2023.
Vetë organet shtetërore kanë rol në intimidimin dhe rastet e dhunës ndaj gazetarëvë dhe këto raste duhet te parandalohen por edhe të ndëshkohen më rëndë pikërisht mbi bazën e një kuadri penal më të ashpër. Në raportin e fundit të “Safe Journalist” të treguesit të nivelit sigurisë të gazetarëve në ballkanin perendimor, përmendet në mënyrë eksplicide në faktorin “parandalimi i duhur” Shqipëria është me pikëavarazh 2.99. Ndërkohë që minimalja është 1.0 dhe maksimalja është 7.0, nëqoftëse në të gjithë bashkë kontribojmë që të rregullojmë pjesën e kuadrit ligjor të jeni të sigurtë që Shqipëria dhe as Partia Demokratike as Partia Socialiste por Shqipëria dhe mjedisi për gazetarët do të ketë një rritje dhe do të ketë një hov cilësor mbrojtjen e gazetarëve dhe treguesit e lirisë së medias.
Gjithashtu vetë organizata e thotë që legjislacioni shqiptar nuk ofron garanci dhe mekanizmat të posacëm mbrojtës, për sigurinë fizike ose siguri të formave të tjera ndaj gazetarëve dhe aktorëve të tjerë të medias që mund të jenë në rrezik të vazhdueshëm.
Nga ana tjeter një raport studimor i përgatitur nga USAID dhe nga qeveria britanike me punime dhe përgatitje nga Komitetit Shqiptar i Helsinkit “Mbi të drejtat e punëve të gazetarëve” e thotë në mënyrë eksplicide që: Gazetarët e terrenit raportojnë që ndjehen të pa mbrojutur nga kërcënimet fizike por dhe nga paditë gjyqësore që vijnë nga palët që janë cënuar prej punës së tyre.
Dhe njëra nga rekomandimet që ka dhënë ky raport është pikësht ndryshimi i Kodit Penal dhe rritja e dënimeve për ata që kërcenojnë gazetarët. Fatkeqësisht shumë gazetarë sidomos ata të kronikës por dhe gazetarët investigativ janë larguar nga Shqipëria për të kërkuar azil jashtë vendit pikërisht për shkak të kërcenimeve qe kanë marrë në krye të detyrës, në krye të profesoni të tyre dhe ky shqetësim është alarmant.
Gazetaria nuk mund të konsiderohet si armiku i institucioneve por si kërkues i së vërtetës dhe në këtë aspekt përpjekja e institucioneve dhe në këtë rast e Kuvendi të Shqipërisë, duhet të jenë për ti hapur dyert dhe duhet të jenë ndryshe nga ato që përdorin sot për shtyrë dhe bllokuar aksesin për informacion. Që mund të konsiderohet edhe një formë tjetër intimidim që mund të kosnsiderohet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave në vend.
Në këtë kontekst ndryshimet ligjore të propozuara synojnë të rrisin mbrojtjen ligjore të gazetarëve, foto-reporterëve, operatorëve dhe punonjëve të tjerë të mediave në vend duke ndëshkuar më ashpër. Duke ndryshuar Kodin Penal për cdo këcënim, kanosje dhune të cfarëdo forme të drejtuar nga këtyre të fundit.
Përparësia e projektligjit sikurse rezulton edhe nga përmbajtja e nenit 1 të tij është që gazetarët dhe foto-reporteret dhe punonjesit e medias tu garantohet me ligj mbrojtja sa më e lartë, se sa nga ajo që është aktualisht në rast se goditet dhe kanoset dhe kjo të specifikohet për shkak të detyrës. Niveli i mbrojtjes që unë kam kërkuar është parashikuar në të njejtin nivel me nivelin e mbrojtjes që Kodi Penal i jep automatikisht për mjeket dhe punonjesit e policie.
Ju kujtoj qe si mjeket si punonjësit e policisë, ushtrojnë nje funksion për interesin publik.
Dhe në këta rast gazetarët duhet ti shikojnë që ushtrojnë një funksion për interesin publik. Disa verejtje më kanë ardhur në mënyre informale ishin: Ka gazetarë që abuzojnë me profesionin e tyre dhe mund të ketë gazetarë që stisim lajme, mund të ketë gazetarë që shpifin, gazetarë që vënë gjoba etj.
Pergjigja ime për këtë akuzë edhe nëqoftëse mund të jetë mendimi i ndonjërit nga kolegët është që: Po, mund të jetë ashtu sic mund të ketë polic që bëjnë trafikim droge, ashtu sic mund të ketë mjek që abuzojnë me detyrën por kjo nuk do të thotë qe ne gjithe kategorine e gazetarëve ti barazojmë me disa raste specifike, me raste sporadike që nuk përfaqësojnë komunitetin e gazetarëve dhe interesin që kanë gazetarët për gjthë publikun edhe për informacionin.
Konkretisht në rast të goditjes për shkak të detyrës të një gazetari apo të ndonjë punonjësi mediash, dënimi minimal të ishte : 1 vit burgim dhe ai maksimal deri në 5 vjet.
Ndërkohë në lidhje me kanosjen për shkak të detyrës të gazetarëve apo punonjësve të medias, dënimet e parashikuar nga projektligji parashikojnë dënime nga 1 deri në 3 vite burgim, njësoj si sanksionet e parshikuara për punonjësit e policisë apo mjekët që gëzojnë këto lloj mbrojtje sot nga Kodi Penal.
Në këto kushte nuk ka ndonjë kosto financiare shtesë që i vihet buxhetit të shtetit mbi këtë projektligj, ska kosto financiare, nuk ka ndonjë përafrim me legjislacionin europian, por ka një përafrim me standartet europiane të cilat reflektohen edhe në raportet europiane të cilat vijnë të përvitshmë qoftë nga kapitujt që duhet të zbatojmë në lidhje me lirinë e medias dhe që duhet të japim përgjigje si shqipëri, qoftë nga raportet e tjera të “Reporterëve pa Kufij” apo gjith organizatat që paraqesin ne lidhje me lirinë e gazetarëve dhe të drejtat e gazetarëve dhe mbrojtjen e gazetarëve në Shqipëri.
Efektet e pritshme që unë mendoj që do të jenë padyshim një reduktim i rasteve të kanosjes apo të goditjeve të punonjësve të medias për shkak të detyrës duke përmirsuar kështu në mënyrë graduale të ardhmen dhe indeksin e lirisë së mediave në vend që besoj është shqetësim i përbashkët i gjithëve.
Për të mos ti lexuar sepse Ju i keni para nenet se si ndryshojnë dhe për ekonomi kohe sepse kemi një seancë në orën 13:00 të parashikuar, ajo që unë dua të them në mbyllje të këtij prezantimi është që të gjithë aktorët, grupet e interest të përfshira në këtë projektligj, pra shoqatat e mediave, organizatat, qoftë të huaja, qoftë shqiptare, janë shprehur edhe publikisht, të pyetura dhe nga Zëri i Amerikës por dhe nga media të tjera dhe në biseda private me mua, janë shprehur pro këtij ndryshimi cilësor të Kodit Penal sepse është në dobi të punës së tyre, të lirisë së medias në shqipëri.
Klima sot e medias sot nuk është e mirë edhe ngjarja e fundit ishte tronditëse, kemi patur rastin në Lezhë ku gazetari Elvis Hila është goditur bashkë me bashkëshorten për shkak të nje denoncimi. Kemi patur rastin e gazetarëve të “Fiks Fare” ku janë intimiduar janë rrethuar që mos të levizin për një periudh kohe.
Rast të gazetarëve të “Piranjave”, raste të emisionit investigativ “Xhadar” , të emisionit”Stop” dhe gjithmonë janë ato gazetarë të terrenit që e pësojnë të parët janë ata në kërkim të të vërtetës dhe vihen përballë abuzuesve. Dhe mendoj që edhe kur ta diskutojmë do të ishte mirë që të gjithë ta kishin parasysh faktin që është një ndryshim që nuk ka të bëj me rritje pikësh të opozitës apo mazhorancë por me rritje pikësh të Shqipërisë në mbrojtje të gazetarëve dhe një mjedis më të sigurt për gazetarët.
Shumë faleminderit!