Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Në fakt të gjithë e dinë që moratoriumi vihet për një gjëndje emergjente.
Është kur situata është ekstreme dhe t`i për ta ndalur këtë gjë vëndos këtë masë, por nuk mund të jetë i përsëritur, një herë, dy herë, tre herë, dy vjet, 5 vjet, tre vjet, se kjo tregon që ti ke 0 kontroll mbi territorin ose ke qëllime të tjera që fshihen mbas asaj që t`i do të bësh me moratoriumin për gjuetinë.
Mjafton të ju kujtojmë hashashin.
E kuptuam heren e parë se pse nuk e donit, sepse do të dilnin gjuetarët dhe do të ishin “rojet” e fotografimit të hashashit që Ju e kishit bërë në cdo vend të mundshëm, në cdo pyllë, në cdo krahinë dhe cdo cep të Shqipërisë.
Tani ju duhet për dicka tjetër, sepse me vendimin tuaj për të shpyllëzuar vendin e keni shumë më kollaj që t`i hiqni gjuetarët të drejtën për të fotografuar pikërisht masakren që doni të bëni. për mjedisin
E në fund nuk ka lidhje fare me mbrojtjen e kafshëvë, nuk ka lidhje fare me mbrojtjen e shpendëve, nuk ka lidhje fare me mjedisin sepse Ju keni 0 vëmendje për mjedisin, e keni treguar me fakte dhe vazhdoni ta tregoni.