Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Ministrja Margariti nuk arriti dot të përgjigjej:
1- Për buxhetin në rënie prej 8,16 % ose 351,8 milion lekë. Shpenzimet Kapitale për Programin e Artit dhe Kulturës paraqesin një rënie në masën prej 26.76%
2- Për Butrintin që ende pa filluar kalimi koncensionarit është një miniere parash për privatin!
Edhe parate e marra sivjet që mburren për rritje vizitorësh, do shkojnë në arkat e koncensionarit.
Rreth 500.000 euro vetem për 6 mujorin e parë, plus 2.2 milion euro që ishin gjendje.
3- Për paratë e harxhuara për restaurime janë para që hidhen për të kryer krime të trashëgiminisë kulturore sic eshte rasti i Kafes se Madhe dhe Gjuhadol sefundmi.
4- Për rrogat e artistëve. Asnjë parashikim ndërkohë që mburren me rritjen e rrogave të 190 artistëve të TOB.
5- Zero mbështje për autorët shqiptar, për librin shqip. Rrënimi i bibliotekës kombetare dhe asnje buxhet për të si pjese e planit për një bibliotekë me kullë te zona ish gardës te liqeni.