Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Komisioni i edukimit do mblidhet nesër në orën 11:00 për të diskutuar dhe miratuar kalendarin deri në fund të korrikut por mesa duket një “fuqi e mbinatyrshme” e paska përcaktuar që ditën e enjte, 6 korrik duhet të kalojnë në seancë plenare ndryshimet e ligjit të Akademisë së Shkencave.
Gjithë kjo përpjekje për ta kaluar me shpejtësi dhe në shkelje të rregullores nuk është gjë tjetër veçse nevoja e Gjinushit për të pasur mundësi për mandat të dytë në fund të mandatit të parë antiligjor dhe frika e ardhjes në komision e akademikut Artan Fuga. Akademiku ka kërkuar sipas rregullores të dëgjohet, gjë që është detyrim i panegociueshëm i rregullores. Pikërisht nga frika e argumeteve logjik dhe ligjor po tentojnë të shkelmojnë rregulloren, duke vendosur komisionet në kushte antiligjore.
Ndryshimet ligjore që kanë sjellë dy deputetët Koçi-Beqiraj, siç e kam denoncuar edhe më parë publikisht, janë vazhdim i konjukturave politike në kurriz të shkencës dhe janë shumë larg të qënurit ligj për interes publik, por janë një kostum me porosi për Gjinushin (ligj ad personam). Shkeljet ligjore edhe kushtetuese janë të dukshme edhe nuk fshihen dot nga mbyllja e dyerve për të vërtetën.
Shpejtësia e ndryshme e projektligjeve dallohet qartë në njoftim, mjafton të sjell shembull projektligjin tim për ndalimin e koncesioneve të trashëgimisë kulturore, ka që në 11 Maj 2022 dhe ende pret ti vij rradha. Kurse ligji me porosi hyn me shpejtësi, me paracaktim dhe mundësisht edhe pa dëgjuar askënd që e kundërshton!!!
Është në integritetin e çdo deputeti që nesër mos lejoj shkeljen e rregullores dhe në detyrat e kryetares së komisionit të jetë garante e rregullores. Ata kanë në dorë miratimin por jo diskutimin, ata kanë në dorë kartonat por jo rregulloren.