Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
E dëgjuam me vëmendje zotin Balla, ndaj fillimisht dua të shpjegoj se në këtë Parlament po ndodh një çudi: vjen projektbuxheti, por nuk shoqërohet me paketën fiskale, ashtu siç e kërkojnë Rregullorja, Kushtetuta dhe logjika.
Pra, të dashur qytetarë, këtu vijnë të thonë se si do të shpenzohen paratë e shqiptarëve, por nuk thonë se si do të mblidhen, nga do të dalin këto para të shqiptarëve, cilat do të jenë politikat për taksat dhe tatimet në këtë vend, që ne të kuptojmë nëse kemi një buxhet të balancuar apo kemi një buxhet që do të kërkojë një deficit të tepruar në Shqipëri. Kaq e thjeshtë është. Atë që kërkon Rregullorja dhe atë që kërkon Kushtetuta këta nuk e zbatojnë.
Por, përveç kësaj, ne jemi kundër edhe këtij buxheti, buxhetit të vjedhjes së madhe, buxhetit që nuk i nxjerr shqiptarët nga varfëria, buxhetit që u jep më shumë para koncesionarëve dhe më shumë para ministrave tuaj, sepse tashmë e kemi parë që çdo firmë dhe vulë e vënë fap e fap, në fakt, janë një koncesion, janë 50 milionë euro më tepër në tunelin e Llogorasë, janë incenerator që nuk ekziston, janë koncesioni i check-up-it në shëndetësi, që nxjerr burrat me barrë, pra janë pasurimi i qeveritarëve në kurriz të shqiptarëve. Të dhënat zyrtare, të cilat vijnë në krahasim nga Eurostat-i, i cili po ashtu merr të dhëna të shtrembëruara nga INSTAT-i juaj (imagjinojeni se sa keq është në krahasim me atë që duhet të ishte realiteti), tregojnë se Shqipëria zë vendin e parë, jemi kampionë, në rajon dhe në Europë, sepse kemi 40,5% të popullsisë në varfëri, të privuar nga jeta sociale ose me intensitet të ulët punësimi. Kjo duke i krahasuar të dhënat me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, si dhe me 27 vende të Bashkimit Europian, që e kanë mesataren 21%. Këta janë treguesit realë të varfërisë që vuajnë shqiptarët.
Premtimi juaj për pensionet është i përkthyer shumë thjesht: 60 lekë në ditë për pensionistin në qytet dhe 20 lekë në ditë për pensionistin në fshat. Çfarë mund të bëjë pensionisti me 20 lekë në ditë, me 200-lekëshin e vjetër në ditë?! Asgjë. Ju mund të bëni një propagandë të madhe me këtë rritje, por, në fakt, pensionistët nuk përfitojnë asgjë, sepse askush nga ata nuk do të përfitojë jetesë më të mirë, ilaçe më të mira apo sistem më të mirë përkujdesjeje në trajtimin e sëmundjeve.
Edhe për fëmijët nën moshën 18 vjeç, Shqipëria ka treguesin më të lartë të varfërisë: 44,1%. Kjo, në fakt, është edhe arsyeja kryesore pse emigrojnë familjet shqiptare, të cilat nuk arrijnë t’u japin një siguri ushqimore, një siguri materiale, një siguri arsimore dhe shëndetësore fëmijëve të tyre. Prandaj zgjedhin të ikin, që të paguhen me dinjitet dhe të jetojnë me dinjitet në vende të tjera të Bashkimit Europian, që nuk kanë një narkoqeveri, në vende ku nuk vidhet për çdo tender. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilin ju sot do ta dëgjoni dhe do ta dëgjojmë bashkë, tregon se nga viti 2014 deri në prill të këtij viti, është abuzuar, vetëm sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, me 9 miliardë e 810 milionë euro. Në fakt, 9 miliardë e 810 milionë euro janë paratë e buxhetit të shqiptarëve, që ua kanë vjedhur qeveritarët; janë para që do të duhet të ishin vënë në funksion të rritjes ekonomike, të pensioneve, të rrogave dhe të mirëqenies së shqiptarëve. Por ju keni shumëfishuar vetëm pasurinë e qeveritarëve. Ku e keni ju sot zëvendëskryeministren e Shqipërisë? Ku e keni ju sot atë që u shqetësua nga epitetet e zotit Balliu? Apo ndiente rivalitet se kush i jepte epitete më të spikatura Kryeministrit?! Ku e keni ju zëvendëskryeministren tuaj, drejtuesen politike të 10 qarqeve, që çfarë nuk e keni bërë?! Ku e keni? Pse nuk e keni këtu që të bëjë interpelancën me kolegun Balliu? Pse nuk e keni këtu që t’u japë llogari shqiptarëve se ku janë paratë e tyre, këto paratë e buxhetit të shtetit që ju doni t’i kaloni pa paketë fiskale, me kalendarin që doni ju, vetëm e vetëm që të vidhni, të vidhni, të vidhni, të vidhni, të vidhni nga mëngjesi deri në darkë? Kjo nuk është ajo që duan shqiptarët.
Sot keni parashikuar një seancë që, ndër të tjera, dëmton thelbin e familjes. Ndër të tjera, keni futur në seancë një projektligj që fshihet mbas termit shumë të bukur dhe shumë të pranuar nga të gjithë ne, si barazia gjinore dhe shanset e barabarta, por, në fakt, keni futur çedukimin e fëmijëve tanë në shkolla dhe masakrimin e konceptit të gjinisë, që është koncept biologjik dhe i gjithëpranuar nga të gjitha palët. Në fakt, ajo që duhet të bëni është ta vini këtë Parlament në funksion të shoqërisë, në funksion të familjes, në funksion të qytetarëve dhe këtë buxhet të keni mundësi ta tërhiqni, ta sillni me paketën fiskale dhe t’i çoni paratë jo për koncesione, jo për pasurimin tuaj, por për rritjen reale të pensioneve, për fondet në shëndetësi, që edhe sot i keni me shkurtim; për fondet në arsim, që edhe sot i keni me shkurtim, kur diskutojmë buxhetin faktik, sepse kjo nuk është përgjegjshmëri para elektoratit. Kjo nuk është përgjegjshmëri për atë që duhet të jetë e ardhmja me standarde europiane e Shqipërisë. Kjo është vetëm makutëri. Kjo është vetëm një qeveri kupër çdo tender vijnë mesazhet se kush do ta marrë e si do ta marrë: anuloje këtë, fut këtë; hiq atë dokument, fut këtë dokument, sepse nuk funksionon shteti, shteti që krijuat ju, Diella, e–Albania!
Kush do t’i bëjë, sms-të e zëvendëskryeministrit, e Kryeministrit, e ministrave tuaj?! Kjo është Shqipëria digjitale, Shqipëria e sms-ve?! Digjitalizimi qenkan sms-të! Shqipëria e sms-ve! Nga e–mail-et që vinin te zëvendëskryeministri i kaluar dhe te ministrat nga Klodian Zoto, që u thoshte çfarë duhet të bënin, kaluat, avancuat në sms-të se çfarë duhet të bëjnë drejtorët. Ky është shteti; shteti i e-mail-eve nga të kërkuarit, shteti i sms-ve nga të arrestuarit! Ky është buxheti. Se të gjitha paratë me të cilat është abuzuar, siç thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit, 9 miliardë e 810 milionë euro deri në prill, ku vetëm në periudhën janar-prill janë 10 milionë euro abuzime, në fakt, janë vetëm për ato institucione që janë audituar, sepse ka shumë institucione të tjera që do të duhet të auditohen. Kryeministri juaj nuk auditohet. Nuk auditohet, sepse kërcënon, dhe kanë frikë. E tha vetë kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit: japin dorëheqjen, se duan të ruajnë familjen; japin dorëheqjen, sepse kanë frikë të shkojnë dhe të zbatojnë ligjin në një vend ku ligjin e bën vetëm “Maliqi”; në një vend ku ligji është vetëm interesi i Kryeministrit; në një vend ku

