Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Nuk mendoj se ishte detyrim.
Kam pyetje për zonjën Ministre. Meqenëse nuk erdhi as në prezantimin e projektligjit në komision, po ia drejtoj këtu.
Pyetja e parë: me çfarë logjike Ministria e Arsimit vendos që për gjykatën sportive, pra KAS-in, ta vendosë arbitrazhin KOKSH-i dhe më pas KOKSH-i të jetë edhe palë e gjykuar? Me çfarë logjike juridike dhe normale njerëzore duhet që njëra, që është palë, të jetë ajo që zgjedh gjykatën dhe arbitrat për të gjykuar? Mund të ketë konflikte që federatat janë përballë KOKSH-it dhe KOKSH-i i ka zgjedhur gjyqtarët. Pyetja e dytë: me çfarë logjike tjetër, zonja Ministre, sjell një projektligj për sportin, i cili i centralizon të gjitha detyrat dhe e bën KOKSH-in një superfuqi, nga një organizëm, i cili duhet të bëjë politika sportive, e kthen në një organizëm që bën sport, duke hequr edhe kompetencat e federatave?
Pyetja e tretë dhe e fundit: në rregull, e kuptuam të gjithë që ky ligj është një ligj i bërë për Fidel Yllin, por a ka mundësi të na e thoni se në cilën pikë të Kushtetutës së Republikës së
Shqipërisë, të ligjit “Për sportin”, por dhe të Kartës Olimpike, vendoset që KOKSH-i dhe
Fideli duhet të marrë të gjitha financimet, edhe të federatave, të jetë në të dyja grupet e federatave, të ketë të drejtë të organizojë edhe aktivitete sportive, të jetë ai që drejton KAS-in dhe të zgjedhë gjyqtarët, si dhe të jetë ministër i Sportit, në vendin tuaj, ju mbani vetëm emërimin dhe ai ka të gjitha kompetencat?
Faleminderit!

