Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Më gjeni një vend të botës, që Ministrja e Kulturës ajo që duhet të jetë personi përgjegjës i trashëgimisë kulturore, që duhet të ketë pasionin më të madh për të ruajtur dhe për të zbuluar trashëgiminë kulturore të thotë: Nuk na duhen zbulimet arkeologjike, ndonjehere edhe i mbulojme, se duam pallate sepse nuk do jetojne fëmijët tanë në qytetet e lashta por duam civilizim pallatesh.
Margariti i di zbulimet arkeologjike si vende ku mund të jetojmë dhe sjanë komode, më mirë pallate.
Fjalet e ministres e keni ne fund te videos si prove sic premtova në kuvend.
Jo më larg se dje ndoshta edhe pardje Ministrja duhet ta di më mirë, në Durrës dëgjuam çudinë e rradhës “Shqipëria si i vetmi vend në botë besoj që nuk ka nevojë për zbulime arkeologjike”.
Nuk na duhen zbulimet arkeologjike se nuk do jetojmë thotë ministrja si në qytetet e lashta, se na zënë vendin se duhet të ndërtojmë pallate. Se po bëmë zbulime arkeologjike, ku do i ndërtojnë pallatet?!
E thotë ministrja me zë dhe figurë dhe ndonjëherë thotë jemi të detyruar që ti mbulojmë zbulimet dhe ti groposim se s
kemi ku të ndërtojmë pallatet!!
Kjo është filozofia e Ministres së Kulturës për zbulimet arkeologjike në Shqipëri.
Më gjeni një vend Ju, jo të Europës por të botës, që Ministrja e Kulturës ajo që duhet të jetë personi përgjegjës i trashëgimisë kulturore, që duhet të ketë pasionin më të madh për të ruajtur dhe për të zbuluar trashëgiminë kulturore të thotë: nuk na duhen zbulimet, duam pallate sepse nuk do jetojmë në qytetet e lashta por duam civilizim pallatesh.
Nëqoftëse nuk e besoni, në Facebook tim do të gjeni video.
Shumë Faleminderit!
Fjalimi i polotë: