Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Ju dëgjova me vëmendje se si thatë që nuk duhet të bëjmë politikë, ndërkohë që folët për anëtarësim në BE, për Shqipërinë 2030, për Rregullore. Në fakt, politikë më të madhe dhe më injorante sesa kjo, nuk ka. Në fakt, devijo, devijo, por vdekja dhe tragjedia mbeten. Nëse ju mendoni se do të na mbyllni gojën, nëse ju mendoni se do të na kompleksoni dhe ne nuk do të flasim, harrojeni. Nëse zoti Balla mendon se, duke na thënë keni votuar kundër, gënjen opinionin publik dhe kalon një të pavërtetë, edhe këtë ta harrojë. Përkundrazi, e kemi ftuar dhe në komision, por të na thotë ku e kanë arkivuar, në cilin sirtar e ka arkivuar Hoxha këtë paketën e sigurisë? Në cilën çantë? Në ato çantat me thika, në ato çantat me masheta? Ti je prind, edhe unë jam prind… (Ndërhyrje pa mikrofon)
Jo, jo, ti je prind edhe unë jam prind, ti e ke 14 , unë e kam 5. Besoj se na dhemb të dyve njëlloj, pavarësisht moshës. Por, nëse ti mendon se nuk ka përgjegjësi Ministria e Arsimit, se nuk ka përgjegjësi Policia e Shtetit, se nuk kanë përgjegjësi në këtë vend ata edukatorë, ata drejtorë, ata mësues, të gjithë ne bashkë, dhe duhet të rrimë e të heshtim dhe të flasim për buxhetin, siç e nisi Klodi, sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë, më falni, po ju jetoni në një realitet që nuk i përgjigjet Shqipërisë.
Kështu që, zoti Balla, po, i qëndroj krahasimit, sepse ju keni përdhunuar dinjitetin e shqiptarëve, keni vrarë shqiptarët me “hëngshi kokat tuaja”; ju nuk keni pasur mundësi të dilnit me armë, se po të kishit mundësi, na shfarosnit të gjithëve si opozitë; na quani mbeturina; nxisni urrejtje më shumë se çdo njeri tjetër, dhe mos flisni këtu për krahasime me të tjerët, por turpërohuni për atë që i keni bërë Shqipërisë në çdo sektor, në çdo moral që mund të këtë një qeveri. Ato vrasjet janë vrasje që kanë një motiv: këtë qeveri të papërgjegjshme që po vret çdo ditë shpresën e shqiptarëve.