Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Jemi të gjithë dakord që t’i kthehemi normalitetit, që të vijë këtu kryeministri Rama. Të diskutojë për skandalin “McGonigal”. Që të ngrihet një komision hetimor, që deputetët e përjashtuar në mënyrë antiligjore të jenë në sallë.
Po e shkelët ju një herë, na detyroni që t’ju përgjigjemi sipas rregullave, sepse ju të shkelni çdo ligj, çdo rregullore, çdo kushteutë të miratuar dhe të njohur nga të gjithë dhe ne të rrimë dhe të dëgjojmë? Kjo pastaj nuk është normale dhe për këtë mbani përgjegjësi ju se si e shkatërroni sallën e Kuvendit, rendin normal të gjërave dhe të drejtat e deputetëve.
Kam një dakordësi për të thënë. Dakordësia është me një ministre të kabinetit tuaj qeveritar, e cila është shprehur që Edi Rama është brand. Po, Edi Rama është brand ndërkombëtar i korrupsionit.