4 kandidat model për primaret e Bashkisë Sarandë!

Zhvilluan një debat alternativash, idesh ku gjithsecili nga 4 kandidatet: Ardit Cikuli, Armando Magllara, Ilir Nikolla dhe Spiro Vaso shpalosën CV e tyre, edhe programin e tyre.

Në drejtimin e kryetares së degës Manjola Nikollo dhe moderimin e sekretares së degës Anila Lejmoni, patëm kënaqësinë të ishim në një sallë plot me demokrat që reflektonin me pyetjet e tyre dëshirën për bashkim me cdo qytetar dhe për fitore.

bashku me deputetin dhe drejtuesin e grupit të punës Bujar Leskaj ndoqëm debatin me kënaqësi për vlerat që përconin dhe ju uruam suksese kandidatëve në kete garë

Në 4 dhjetor mbaron një garë e bukur mes demokratëve dhe fillon beteja e vërtetë me pushtetin e kalbur e të korruptuar. Për një bashki në shërbim të qytetarëve! SARANDA BLU sic i ka hije!