Absurdi në Kuvendin e Shqipërisë! Rrëzohet projektligji im për vullnetarizmin pa asnjë vërejtje, por thjesht se presim të njëjtat ndryshime ti sjell qeveria

Mazhoranca ka futur një praktike parlamentare që duhen votuar pro vetëm ligjet që sjell qeveria. Tani më as nuk e kamuflojnë por shprehen qartësisht se po i solli deputet i opozitës duhen votuar kundër dhe vetëm kur i sjell qeveria duhet votuar pro edhe nëse janë të njëjtat gjëra.

Që në tetor 2022 kam depozituar disa ndryshime në ligjin e Vullnetarizmit për ti ardhur në ndihmë të rinjve por edhe institucioneve dhe organizatave.

Pas gati dy vitesh që lihet në sirtar e fusin në komision për ta rrëzuar pa asnjë vërejtje ose problem por me idenë që na ka sjell një letër qeveria që do e ndryshoj vetë këte ligj dhe ne do votojmë kundër ty dhe keto ndryshimet e tua do i sjell qeveria pa merak.

Ndërkohë që qeveria as nuk ka depozituar ndonjë nisëm të tillë, vecse ka shprehur në një letër vullnetin për ta ndryshuar, pjesërisht ose tërësisht nuk e dimë akoma (sic shprehej në letër). Shkresa thotë deputetët të na i sjellin ne ndryshimet dhe ne pastaj i bëjmë në ligj. Dmth të kthesh përmbys procesin legjislativ. Sjell qeveria propozime dhe deputetët i kthejnë në ligje, jo çojnë deputetët propozime dhe qeveria i kthen në ligje.

Ndryshimet konsistojnë në krijimin e një rregjistri në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive ku secili vullnetar i hidhen të dhënat, merr një librezë vullnetarizmi në mënyrë që edhe ti njihet kontributi në CV e tij dhe më tej. Ato vijnë në kuadër edhe të qasjes europiane ndaj vullnetarizmit, të nevojës për të afruar rininë me punën vullnetare, për të rritur angazhimin e tyre, për një shoqëri më humane dhe njerez më të angazhuar.

Materiali i plote:
https://inazhupa.al/takime-me-zgjedhesit/projektligji-per-dryshimet-ligjore-ne-ligjin-per-vullnetarizmin-me-qellim-qe-te-rinjve-te-ju-njihet-puna-vullnetare-dhe-te-jete-e-vlefshme-ne-cv-e-tyre-11-qershor-2024/

Seanca e plote prezantuese:
https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/353475864447924