Deklaratë mbi depozitimin e ankimimit në Gjykatën Kushtetuese, kundër VKM Nr. 596, datë 25.9.2024 që përcakton zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë/ 25 shtator 2026

Atëhere dua t’ju falenderoj për prezencën tuaj këtu para Gjykatës Kushtetuese. Unë bashkë me sekretarin ligjor të Partisë Demokratike z. Marash Logu, sapo dorëzuam një ankimim kushtetues në lidhje me VKM-në numër 596 të Këshillit të Ministrave që në fakt është VKM-ja që përcakton zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë. 

Dua të ju sqaroj se çfarë përbman VKM-ja dhe pse kemi ardhur në këtë ankim kushtetues.  Siç e dini, ne kemi ndjekur çështjen e ligjit të zonave të mbrojtura 21/2024 në Gjykatën Kushtetuese dhe kemi kërkuar në atë kohë që të shpallej antikushtetues dhe të rrëzohej nga gjykata. 

Gjykata në një nga argumentat na tha që ligji është abstrakt në vetvete dhe ju nuk na vërtetoni dot që këta do ta cënojnë zonën e mbrojtur, por në rast se do të keni raste konkrete të vendimmarrjes së qeverisë që cënohet zona e mbrojtur, silleni ato dhe ne do t’i gjykojmë në bazë të këtyre rasteve, gjë që i jep mundësinë gjykatës kushtetuese të rishikojë edhe vetë me iniciativë të vetën edhe njëherë vendimmarrjen e ligjit 21/2024 që në atë kohë u nda katër me katër. Kjo VKM që ne kemi sjellë është një VKM që fillimisht tregon se si ulet mbrojtja e Pishë Poro – Nartë. 

Ju kujtoj që Pishë Poro – Nartë është edhe Zverneci, është nga kategoria e katërt, një rezervat natyror i menaxhuar kalohet në kategorinë e pestë, në një pejsazh të mbrojtur dhe më pas nga kategoria e pestë, pejsazhi i mbrojtur që i ulet 5551 hektar që i kishin më përpara dhe ja zbritën kur e bënë pejsazh i mbrojtur. 

Më pas sipas ligjit të kohës para se të ndryshonte 21/2024 edhe pejsazhi i mbrojtur kishte zonim që do të thotë kishte një zonë qëndrore në të cilën ti nuk mund të ndërtoje dhe të bëje asgjë dhe kishte dhe nën zona të tjera dhe 43% e pejsazhit të mbrojtur Pishë Poro – Nartë ishte zonë qëndrore që ti nuk mund të ndërhyje dhe të bëje asgjë me ligjin e ri dhe me ndryshimin e kësaj VKM-je janë hequr edhe nën zonën. Praktikisht me këtë VKM jo vetëm që kalojnë nga kategoria katër në kategorinë e pestë, por ju hoqën edhe nën zonat që do të thotë kudo në Pishporo ti mund të ndërtosh në Pishporo duke cënuar drejëtpërdrejt një zonë të mbrojtur një herë me ligj dhe më pas duke e pasuar me VKM. Duke qenë se VKM-ja është një provë e patjetërsueshme që e ul sipërfaqen, e ul kategorinë, që nuk ka më zonim për këtë zonë të mbrojtur dhe që e cënon drejtëpërdrejtë dhe kjo i hapi rrugë në fakt planeve ndërtimore të Edi Ramës me projekte të botuara në librin “Albanian Files” pikërisht në zonë të mbrojtur. Ne gjykuam që të vinim dhe të çonim këtë VKM në Gjykatën Kushtetuese për t’ia lënë topin Gjykatës kushtetuese se sa do t’i përgjigjet Gjykata Kushtetuese, Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, standarteve të Bashkimit Europian, sepse sot e ka kërkuar dhe e ka thënë Bashkimi Europian që është në kundërshtim dhe me standartet dhe sa i përgjigjet qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që kanë 20 ditë që protestojnë dhe kërkojnë që Gjykata Kushtetuese t’i përgjigjet atyre dhe jo të bëjë një institucion që nuk i shërben askujt përveçse interesave të Edi Ramës.