Fermerët e Bashkisë Konispol shprehen se bashkia dhe shteti i ka braktisur | 3 dhjetor 2022

U njoha me shqetësimet e tyre, mungesën e subvencioneve nga qeveria, mungesën e investimeve ndonëse BE ka akorduar miliona euro fonde, mungesën e fuqisë punëtore dhe shpenzimet e larta për shkak të burokracive të administratës.

As energji elektrike nuk kanë dhe kanë investuar vetë edhe ne shtylla dhe në rrjet. Është bazike është 2023-shi që të kenë energji. Duhet që shteti të mos jetë armik, të jetë partner.

Ndoshta në Tiranë i mendojnë si “oligarkët e mëdhenj” që keni plantacione pafund dhe rrini dhe shikoni mandarinat. Ndërkohë që ata punojnë nga mëngjesi në darkë, i kanë duart me kallo nga puna, kanë bërë çdo shpenzim vetë edhe shkoni deri tek energjia elektrike që është detyrim i shtetit, uji që ështe detyrim i bashkisë, rrugët, çdo gjë e keni bërë vetë. I dalin zot punimit të tyre, nuk marrin asnjë lloj subvencioni për mbjelljen apo për prodhimin që ata kanë. Edhe subvencionin e naftës ua japin vende-vende, sipas preferencave.