Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Si deputete e Qarkut të Vlorës, ju kam dërguar sot një kërkesë zyrtare ministrive të brendshme dhe të mbrojtjes për ngritjen e menjëhershme të grupi të përbashkët pune për evidentimin e dëmeve të zjarreve në Bashkitë Delvinë; Finiq; Konispol dhe marrjen e masave për dëmshpërblimin e plotë të banorëve të prekur.
Duke pasur parasysh përmasat e mëdha dhe dëmet kolosale që kanë sjell kërkoj që pa asnjë vonesë në shërbim të banorëve:
- Të ngrihet një grup pune i përbashkët, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, së Ministrisë së Brendshme, të secilës nga bashkitë, përfaqësues tëprefektit të Qarkut dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
- Të bëhet një proces evidentimi real dhe i shpejtë nëterren i dëmeve që la pas situata e zjarreve.
- Të përgatitet një projektvendim që dëmshpërblen nëmënyrë të plotë sipas cmimeve të tregut të dëmeve të shkaktuara banorëve.
Shpreh gaditshmërinë e përfaqësuesve tanë në këshillat bashkiak për të qënë pjesë e grupeve të punës për evidentimin e dëmeve me paanshmëri dhe korrektësi. Dhe vullnetin për të votuar cdo vendim për dëmshpërblimin e plotë dhe të shpejtë të banorëve të prekur nga zjarret.
Sic e parashikon ligji për “Mbrojtjen Civile” pamundësia financiare e buxheteve të këtyre bashkive nuk është dhe nuk mund të jetë justifikim për dëmshpërblimet e banorëve, në këtë rast janë institucionet qëndrore që do duhet të përgjigjen. Por fillimisht është evidentimi dhe nxjerrja e faturës financiare si detyrë e drejtpërdrejtë e grupit të punës, proces që nuk duhet vonohet.
Djegie e shtëpive, djegie e tokave bashkë me prodhimet e tyre bujqësore, djegie e ullishteve, djegie e bagëtive, e kanë kthyer jetesën e këtyre banorëve të pamundur për shkak se nuk kanë më asgjë. Banorët nuk mund të braktisen në premtime boshe me thasë koncentratesh. Është detyrë e shtetit tju përgjigjet në këtë fatkeqësi për të cilën ata nuk kanë asnjë përgjegjësi.




