Takim me blegtorët në Bashkinë Konispol të cilëve ju mungon aksesi me rrugët për shkak të keqmenaxhimit të Bashkisë dhe ka vështirsuar jetesen e tyre | 11 Dhjetor 2022

Bashkë me kandidatin për kryetar bashkie Konispol Fatmir Shero, me kryetaren e degës Manjola Nikollo dhe Aleksandër Lokoshin, takuam dhe bashkëbiseduam me blegtorin Fejzo Hasani nga Ninati.

Bashkia Konispol ka dhënë një kullotë më qera, ku atje duhet të kalojë blegtori dhe bagëtitë e tij. Pavarësisht kërkesave zyrtare, ankesave në tv lokale nuk ka marr zgjidhje dhe e largojnë sa herë shkon në bashki.

Blegtori Fejzo Hasani shprehet se: “nuk hapin rrugën që ka qënë një jetë, po thotë ec nga mali, 3 orë rrugë në nje shteg 50 metra që nuk më merr me kopetë me dhi. Kam paguar çdo detyrim në bashki ndër vite edhe sot nuk më përgjigjen por më kanë zënë rrugën”

Kandidati Shero e garantoi se “Ne duam ti shtojmë blegtorët por politikat që ndjek Bashkia Konispolit do ti pakësoj. Në vend se të të nderoj të vesh atje dhe të zgjidhesh hallin sa më parë ata të bëjnë që të ikesh edhe ti nga vendi”.

E sigurova se ne do e bëjmë publike edhe do bëjmë gjithcka që të marri zgjidhje sa më shpejt.

Por zgjidhja përfundimtare e këtij menaxhimi të dështuar është me 14 maj, ku secili nga ju me dorën e tij do vendosi x në emrin e Fatmir Shero dhe do e keni bashkinë në shërbimin tuaj.

#fitojmeKonispolin #FatmirShero #perKonispolin