Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Sot isha e ftuar në diskutimin me studentët organizuar nga Qëndresa Qytetare në kuadër të prezantimit të raportit mbi Bursat e Studentëve, përgatitur nga Gevio Tabaku.
98% e studentëve nuk kanë marrë asnjë pagesë nga fondi i bursave me bazë merite ose nevoje, ndërkohë që pagesat duhet të fillonin që në muajin nëntor. Bursat janë një burim jetik i mbështetjes financiare për studentët në Shqipëri, pavarësisht se shuma monetare që buron nga këto bursa arrin në vlerën e 10 000 lekë në muaj. Këto bursa mund t’i ndihmojnë studentët të paguajnë shpenzime si qiraja, librat dhe shpenzimet e tjera të nevojshme të jetesës.
Qëndresa Qytetare është nga organizatat më aktive dhe më reale në artikulimin me fakte të problematikave të arsimit, të studentëve por edhe në adresimin e tyre dhe dhënien e rekomandimeve.
Mora angazhimin që të adresoj problematikat e ngritura në parlament dhe të vazhdoj të jem promotore dhe avokate e të drejtave dhe nevojave të studentëve. Të cilët fatkeqësisht janë të harruarit e mëdhenj të kësaj qeverisje, duke mos i përfshirë në asnjë ndihmë financiare dhe as pako elektorale, duke mos i ulur tarifat dhe duke mos i ofruar asnje facilitetit sic kane studentet e vendeve të tjera.