Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërsië | 2021 - 2025
Kisha e Shelcanit në Elbasan , i përket periudhës pasbizantine e Shek. XVI. Në gjithë ndërtesën e vjetër në këtë Kishë, më e rëndësishme mbetet veshja e brendshme me afresket e piktorëve të mesjetës Onufri dhe Kostandin Shpataraku.
Kishës i pikon çatia dhe i gjithë uji po prish pikturat murale.
Kjo kishë është një monument kulture e kategorisë së parë dhe riparimet e vetme që janë bërë në të datojnë në vitet 1966 dhe e fundit në 1988.
Po për të gjitha këto fakte të denoncuara nga emisioni Fiks Fare në Top Channel, edhe të risjella në vëmendje nga unë në parlament, nuk ka asnjë reagim. Për aq kohë sa ska interes për ta shëmbur, apo për koncension Margaritit të ç-kulturës nuk i intereson.