Deklaratë nga Delvina mbi vendimin e KQZ të ndërmarrë pas denoncimit të PD për mbylljen e zyrë elektorale të PS / 5 prill 2025

Jam këtu bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike Delivinë, z. Erigers Hamit për të treguar vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve teksa na jep të drejtë denoncimit që bëmë.
Zyra elektorale e Partisë Socialiste Delivinë duhet të heqi të gjitha materialet zgjedhore sepse shkel ligjin.
Kandidati i saj me siguri nuk e dinte ligjin teksa na tha që do dalim bllof, nuk dolëm aspak bllof dhe si gjithmonë kemi të drejtë.
Sa për selinë e Partisë Demokratike meqë e paska merak, duhet ta dijë që sipas ligjit nuk preken selitë dhe zyrat qëndrore të partive.
Kandidati na kujtoi që Delvina quhej Trojë por harroj të thoshte që Delvina dikur ishte madhështore, kishte të gjithë institucionet, kishte rini, kishte biznese dhe lulëzonte jeta këtu.
Si e shndërroj Partia Socialiste, Delvinën në 12 vite falë një reforme të dështuar territoriale, ja hoqi të gjitha institucionet, bëri që bizneset në këtë vend të dështonin dhe rinia të iki nga sytë këmbët.
Ndaj dhe delvinjotët apo trojanët do të zgjedhin me 11 maj Partinë Demokratike, Aleancën për Shqipërinë Madhëshore.

https://youtu.be/XesB_rIIQxM